E Diel, 1 Nëntor 2026

Fini: Nënshtetësia për fëmijët emigrantë në moshën 11 vjeç

 

Një fëmijë i huaj që lind në Itali apo që mbërrin atje shumë i vogël, një vjeç apo dy, meriton marrjen e nënshtetësisë italiane në moshën 11-vjeçare, nëse qëndron në mënyrë të pashkëputur dhe ndjek ciklin shkollor në këtë vend. Kjo ka qenë deklarata e Presidentit të Dhomës Përfaqësuese në Itali, Gianfranco Fini.  “Diskutimi i nënshtetësisë do të thotë t’u japin mundësinë ose jo për të mos konsideruar sa i meritueshëm është ‘udhëtimi’ i privilegjuar i atyre që lindin këtu, apo që mbërrijnë këtu fëmijë shumë të vegjël, një udhëtim i privilegjuar që mund të përmbyllet për shembull, pas përfundimit të një cikli shkollor”, tha Fini. “Unë besoj se një fëmijë që lind këtu, apo që mbërrin këtu një vjeç apo dy, nëse qëndron në Itali në mënyrë të pashkëputur derisa të mbushë 11 vjeç, apo nëse ndjek shkollën fillore, e meriton, nëse ushtron kërkesën, t’i njihet titulli nënshtetas italian”, shtoi Fini. Sipas presidentit italian të Dhomës, e gjithë kjo duhet të ndodhë “pa pritur që fëmija të mbushë 18 vjeç, e mbi të gjitha, pa verifikuar ‘ngjitjen’ e disa vlerave të shoqërisë sonë, njohjen korrekte të gjuhës sonë, kulturës me karakter historik, njohjes së territorit gjeografik, por njohja e një nënshtetësie të bëhet sipas asaj që është fakt, kalimi i një numri të caktuar vitesh në Itali, duke evituar në procedura boshllëqet e llojit burokratik”, tha Fini. Deklarata e tij pritet të irritojë bashkëpunëtorët më të afërt të Kryeministrit Silvio Berluskoni në qeveri, Lega Nord, të cilët njihen për frymën e tyre të fortë anti-emigrimit dhe propozimit të ligjeve të ashpra kundër emigrantëve, si ai i marrjes së fëmijës nga nënat që lindin në maternitetet italiane, nëse ato nuk kanë pasaportë. Mes Finit dhe Berluskonit ka pasur përplasje të forta konceptesh gjatë ditëve të fundit. Mediat e huaja dhe shumë analistë, e shohin Gianfranco Finin si liderin e ri të së djathtës në Itali.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›