E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard nuk shkon në Galaxy

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij eventual në Los Angeles Galaxy, duke qenë i sigurt se do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Londër.

34 vjeçari ka kontratë me Blues të Londrës deri në qershor të vitit 2013. “Nuk ka asgjë, absolutisht. Jam në Los Angeles për pushime me të fejuarën time Christine.

Jemi njohur këtu vitin e kaluar dhe jemi lidhur me këtë vend”, tha përfaqësuesi anglez për tabloidin britanik The Sun. Lampard ishte ndër më të merituar në sukseset e Chelseat sezonin që shkoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›