E Diel, 1 Nëntor 2026

Falen kamatëvonesat në bujqësi

Qeveria e toleron sërish kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi, duke i falur kamatëvonesat për kontributet e papaguara. Sipas vendimit të djeshëm, të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, me kusht që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen brenda datës 31.3.2010. Gjithashtu, falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kamatëvonesat e paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore nuk kthehen. Sipas ligjit aktual, sigurimi për të vetëpunësuarit në bujqësi është i detyrueshëm për të gjithë personat e aftë për pune nga mosha 16 vjeç deri sa plotësojnë moshën për pension pleqërie, që nuk janë të siguruar në sektorë të tjerë e që zhvillojnë aktivitet bujqësor. Sigurimi nga të vetëpunësuarit në bujqësi bëhet më vete për secilin kontribuues, pavarësisht nga forma e veprimtarisë private që ata kryejnë. Masa e kontributit është 12 mijë lekë në muaj për zonat fushore dhe 5-7 mijë lekë në zonat kodrinore e malore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›