Programi ynë ul koston e jetesës dhe siguron punësim
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vijuar edhe dje takimet e tij në qytetin e Vlorës. Ndalesa e tij e radhës ka qenë lagjja “Partizani”. Në këtë takim Meta shoqërohej nga kandidatët për deputetë, Shkëlqim Selami, Besjan Pesha, Besnik Elezi, Harilla Thanasko etj. Duke marrë mbështetjen e të banorëve të Vlorës, Meta u shpreh se “Plani për Veprim” është plani që e fut shoqërinë shqiptare në rrugën e qëndrueshme, por edhe të solidaritetit social, prandaj duhet që vlonjatët por dhe gjithë shqiptarët të votojnë LSI-në. Ai kritikoi më tej Qeverinë duke përmendur vizitën pranë fushës së aviacionit. “Atje ku është mbushur në një nga zonat më të mira të Vlorës, një mal i madh me plehra dhe që digjen ditën dhe natën, dhe që rrezikojnë shëndetin e të gjithë atyre njerëzve dhe të gjithë atyre fëmijëve atje. Çudi si nuk kujtohet njri nga deputetët, çudi si nuk kujtohet njeri nga bashkia, nga qeveria për ata njerëz që jetojnë atje rrezikun e vdekjes. Dhe ku ndodh kjo, në Vlorë. Është turp të dëgjojmë pas 18 vjetësh që një pjesë e lagjes tuaj nuk ka ujë të pijshëm, si do të bëhet Vlora turistike, duke djegur plehrat në atë mënyrë atje buzë detit, duke pasur zona të tëra ende pa ujë. Prandaj, në 28 qershor në këto zgjedhje do t ju ftoja të votoni për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të votoni për kandidatët tanë për deputetë”, - tha ai. Meta siguroi se “Plani ynë për Veprim” i LSI-së është plani më realist që garanton një program punësimi të qëndrueshëm për 100 mijë shqiptarë. “Së dyti, plani ynë për veprim ndihmon komunitetin tuaj, sepse me masa dhe politika konkrete ne ulim koston e jetesës për shtresat më të varfra të vendit që nga heqja e tatimit për të ardhurat dhe pagat e ulëta, deri në 250 mijë lekë në muaj e deri me lehtësirat që bëhen për pagat nga 250 deri në 500 mijë lekë në muaj”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009