Kalojnë në sitën e policisë kazinotë e kryeqytetit
Autori i Lajmit: red.
Policia e Tiranës kalon në sitë aktivitetin e ruletave dhe lojërave të fatit në të gjithë kryeqytetin. Një superaksion i bluve të kryeqytetit, në bashkëpunim me policinë tatimore, kanë konstatuar shkelje vetëm në pak pika lotosporti. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Seksioni kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit Parave, Seksionin Kundër Korrupsionit pranë Policisë së Tiranës dhe Policinë Tatimore, kanë zhvilluar një operacion policor të koduar “Tirana Ruletë”, ku u arritën të identifikohen, të parandalohen, aktivitetet e jashtëligjshme të lojërave të fatit.
Për këtë qëllim është ushtruar një kontroll i imtësishëm në pika të ndryshme të lojërave të fatit në kryeqytet. “Për veprat penale të “Organizimit të palejuar të lojërave të fatit” dhe të “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”, u kryen veprime procedurale ndaj 6 pronarëve të pikave “Loto sport”, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë”, - pohoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pesë kompjuterë lojërash fati për lotosport, një printer, tri pajisje kompjuterësh si dhe 21 makineri lojërash fati kompjuterike.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009