E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria u fal 208 hektarë, zaptuesve të ndërtesave pa leje

Autori i Lajmit: red.
Vendimi, jepen tapitë për të gjithë ata që kanë ndërtuar në pronë shtetërore

Qeveria përmes një vendimi u ka falur 208 hektarë tokë të gjithë atyre që kanë ndërtuar objekte pa leje, në parcela pronë e shtetit.
Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse në: qarkun e Tiranës, 2 918 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 881 249,29 (tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e dyqind e dyzet e nëntë presje njëzet e nëntë) m2.
Qarqet
Në qarkun e Beratit, 162 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 46 536,25 (dyzet e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë presje njëzet e pesë) m2 ; qarkun e Elbasanit, 459 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 110 314,18 (njëqind e dhjetë mijë e treqind e katërmbëdhjetë presje tetëmbëdhjetë) m2 ; qarkun e Fierit, 250 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 67 027,15 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e njëzet e shtatë presje pesëmbëdhjetë) m2; qarkun e Durrësit, 713 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 252 313,93 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e trembëdhjetë presje nëntëdhjetë e tre) m2 ; qarkun e Lezhës, 345 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 73 299,85 (shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e pesë) m2 ; qarkun e Dibrës, 30 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 800 (nëntë mijë e tetëqind) m2 ; qarkun e Gjirokastrës, 58 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 798,20 (gjashtë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë presje njëzet) m2. qarkun e Korçës, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 234,26 (tre mijë e dyqind e tridhjetë e katër presje njëzet e gjashtë) m2, qarkun e Kukësit, 166 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 76 535,87 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e pesë presje tetëdhjetë e shtatë) m2, qarkun e Vlorës, 1 408 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 561 353,56 (pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e treqind e pesëdhjetë e tre presje pesëdhjetë e gjashtë) m2.
Zbatimi
Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›