Numërimi i votave, LSI dhe PR penalizohen nga shorti
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mbledhja
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ketë mundësinë e dëshiruar për të qenë pjesë e numërimit të tyre. Fati i ka dhënë LSI-së mundësinë për të qenë pjesë e grupeve të numërimit të votave, vetëm në 12 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nga 66 që janë gjithsej. Demokracia Sociale e Paskal Milos do të ketë përfaqësinë më të lartë në këtë proces me 21 anëtarë, e pasuar nga Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit me 19 dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules me 14 të tillë. Të njëjtin fat shorti i hedhur në KQZ, i ka rezervuar dhe partisë së dytë nga rëndësia brenda së djathtës, Partisë Republikane. PR do të ketë vetëm 11 numërues, ndërkohë që PDK, mban numrin rekord me 23 të tillë në 66 KZAZ. Aleanca Demokratike do të ketë 17, ndërsa argraroambientalistët 15 numërues.
Shorti
Jo vetëm partitë kryesore, por dhe fati duket se ka qenë kundër LSI-së. Nga shorti i hedhur dje në KQZ për caktimin e anëtarit të tretë dhe të kartërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për çdo Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, LSI ka mundur të sigurojë vetëm 12 numërues. Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ, Ilirian Muho, ka pasur më shumë se përfaqësuesit e tjerë të partive, mundësinë për të zgjedhur njërën prej goglave, por duket se fati e ka dënuar atë. Pak ditë më parë, gjatë miratimit të udhëzimit për hedhjen e shortit, PD propozoi një variant të ri, i cili do t i siguronte asaj rreth 12 numërues, por në zbatim të ligjit Muho kërkoi short, por nga rezultatet e djeshme duket se ai është penduar për kontestimin. Në bazë të shortit LSI ka mundur të sigurojë vetëm një numërues në qarkun Berat, dy në Dibër ku listën e LSI-së e kryeson Monika Kryemadhi, asnjë numërues në Durrës dhe po dy në Elbasan. Në qarkun Fier vetëm një numërues do të jetë i LSI-së nga 7 KZAZ-të që ka ajo, ndërsa po një numërues do të ketë dhe në Gjirokastër dhe Shkodër. Ndërsa disi më e favorizuar është në Korçë e Lezhë, ku do të ketë dy numërues. Ndërsa do të mungojnë numëruesit e saj në Kukës, Vlorë dhe Tiranë. Po aq pa fat kanë qenë dhe republikanët, të cilët kanë mundur të sigurojnë 11 numërues në 66 KZAZ. Shorti i ka siguruar PR-së një numërues në qarqet Berat, Durrës dhe Fier, 2 në Dibër dhe 3 në Elbasan dhe Tiranë. Ndërkohë që nuk do të ketë asnjë numërues në Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër e Vlorë. Duket se fati u ka buzëqeshur me shumë demokristianëve dhe Partisë Demokracia Sociale, të cilët jo vetëm kanë marrë numrin më të madh të anëtarëve, por kanë arritur të kapin qendrat në qarqet më kryesore në vend. Kështu PDK ka siguruar 23 anëtarë, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa PDS, 21 anëtarë në qarqe të ndryshme të vendit. Ndërkohë, PS ka siguruar 19 numërues, të cilët janë kryesisht në Tiranë, PBDNJ 14 numërues, PAD 17 dhe PAA 15 numërues në 66 KZAZ-të. Grupet e numërimit të votave, në bazë të Kodit Zgjedhor, përbëhen me nga katër përfaqësues, dy prej të cilëve janë të partive të mëdha, PS dhe PD dhe dy të tjerë përkatësisht i treti dhe i katërti, nga partitë e djathta dhe të majta që vijnë pas përzgjedhjes me short. Ndërkohë, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka replikuar me përfaqësuesin e PS-së në institucionin zgjedhor, në lidhje me komisionerët e kësaj force politike në KZAZ. Kryetari i KQZ i ka kërkuar Genc Gjonçajt të sjellin emrat e këtyre të fundit, sepse po bllokohet procesi i trajnimit të komisionerëve pak para mbajtjes së zgjedhjeve.
Shorti për anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve
ZAZ Anëtari i tretë i GNV-ve Anëtari i katërt i GNV-ve
Qarku Berat
1 PR PSD
2 PAD PDS
3 PDK PSD
4 PAD LSI
Qarku Dibër
5 PR LSI
6 PDK LSI
7 PR PBDNJ
Qarku Durrës
8 PDK PDS
9 PR PSD
10 PDK PSD
11 PDK PSD
Qarku Elbasan
12 PAA PDS
13 PR PSD
14 PDK LSI
15 PR PDS
16 PDK LSI
17 PR PBDNJ
Qarku Fier
18 PR LSI
19 PAA PDS
20 PAA PBDNJ
21 PAA PDS
22 PDK PSD
23 PAD PSD
24 PAD PDS
Qarku Gjirokastër
25 PAA LSI
26 PAD PDS
27 PDK PSD
Qarku Korçë
28 PAA PDS
29 PAD LSI
30 PDK PDS
31 PAD PDS
32 PAD PDS
33 PAD LSI
Qarku Kukës
34 PDK PSD
35 PAA PDS
36 PAD PDS
Qarku Lezhë
37 PAD PSD
38 PAD LSI
39 PAA LSI
Qarku Shkodër
40 PAA PBDNJ
41 PDK PBDNJ
42 PAD PBDNJ
43 PAA PSD
44 PAD LSI
Qarku Tiranë
45 PDK PDS
46 PAA PBDNJ
47 PR PBDNJ
48 PDK PDS
49 PDK PDS
50 PAA PSD
51 PDK PBDNJ
52 PR PBDNJ
53 PAA PBDNJ
54 PDK PDS
55 PDK PSD
56 PDK PSD
57 PDK PDS
58 PR PSD
59 PDK PSD
60 PDK PSD
Qarku Vlorë
61 PAD PBDNJ
62 PAD PDS
63 PDK PSD
64 PAA PBDNJ
65 PAA PDS
66 PAD PBDNJ
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009