Zgjedhjet në Shqipëri, Athina qarkore për kthimin e emigrantëve
Autori i Lajmit: red.
Emigrantët shqiptarë mund të lëvizin lirisht nga Greqia në Shqipëri për zgjedhjet e 28 Qershorit. Ministria e Brendshme Greke, përmes një qarkoreje të posaçme, ka bërë të ditur se të gjithë emigrantët shqiptarë që janë në fazën e rinovimit të dokumenteve mund të kthehen në atdhe nga data 19 qershor deri më 30 shtator. Autoritetet greke sqarojnë se, ndryshe nga herët e tjera, kjo qarkore është e vlefshme për dy udhëtime, drejt Shqipërisë dhe bëhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen më 28 qershor. Nga kjo qarkore përfitojnë të gjithë ata emigrantë që kanë dorëzuar pranë prefekturave kërkesën për rinovimin e lejes së qëndrimit, kanë pasaporta të vendit të origjinës dhe mbajnë me vete dhe lejen e tyre të qëndrimit, pavarësisht se ajo është e skaduar. Ministria sqaron se për plotësimin e këtyre dokumenteve, emigrantët shqiptarë duhet të kenë kodin fiskal në Greqi. Ata ftohen të informojnë organet greke për gjithë informacionet e nevojshme që u duhen autoriteteve kufitare.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009