Falimenti Evropian i Ramës
Fatbardh Kadilli
E përfshirë nga kriza e mungesës së projektit opozitar, opozita po rrëshqet përditë në veprime, që kanë si objektiv pengimin e hapave integrues të Shqipërisë drejt Evropës. Sidomos pas viti 2007 opozita i është nënshtruar krejtësisht aksionit të Ramës, i cili në këto zgjedhje hyri si një lojtar bixhozi në ruletë ruse, që luan për jetë a vdekje. Edhe Ramës po i ndodh ashtu si lojtarëve të kësaj loje fatale, të cilët nuk mund ta shikojnë humbjen e tyre. Duket se ai nuk ka menduar kurrë se si do të jetë dita pas humbjes. I papërgatitur të vazhdojë lojën politike në humbje, pa asnjë ide se si mund të mbajë të mobilizuar opozitën dhe pa asnjë ide që t’i propozojë socialistëve si projekt opozitar, Rama e ka lënë opozitën jo vetëm në krizë idesh, por edhe pa një motivim moral.
E vetmja alternativë e tij sot është të projektojë krizën e tij vetjake në një krizë të Shqipërisë. Rama ka mbetur i mbërthyer nga frikëra të shumta. Ka frikë të marrë përgjegjësinë e humbjes, ka frikë nga të vetët që nuk e pranojnë sjelljen dhe lidershipin e tij, ka frikë nga deklarimet e ndërkombëtarëve, të cilët nuk e pranojnë bojkotin, por mbi të gjitha ka frikë dhe dukshëm e përjeton si fatalitet çdo avancim të Shqipërisë drejt integrimit evropian. Në këtë gjendje krize ai ka treguar se jo vetëm është i paaftë të kontribuojë për të mirën e vendit, për projektin e përbashkët evropian të të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë forcave politike në vend, por ç’është më e keqja, po përpiqet me çdo kusht të pengojë çdo hap avancimi. Nën drejtimin e tij opozita po falimenton në të gjitha sfidat evropianizuese të vendit. Duke mos njohur zgjedhjet, duke bojkotuar parlamentin, Rama po përpiqet të shkaktojë krizë në vend. Po përpiqet të bindë evropianët që demokracia në Shqipëri nuk është e pjekur, njësoj si dikur Dokle shprehej “molla nuk është pjekur”, kur bëhej fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai synon agravimin e krizës që t’i trembë evropianët për vendin e ri partner Shqipërinë si një vend me kriza. Edhe pse Rama e fsheh dhe nuk guxon ta shprehë haptazi, Shqiptarët duhet ta dinë se ky është qëllimi kryesor i tij, përpjekjeve për trazira, përpjekjeve që nuk do mungojnë në ditët e protestave me shpresën e vetme që situata të dalë jashtë kontrollit. Kjo është politikisht kriminale, por jo vetëm. Kjo sjellje është provë e falimentit të tij për t’i provuar Evropës se i njeh vlerat evropiane të demokracisë. Liberalizimi i vizave është hapi që presim të ndodhë në 6-7 muajt e ardhshëm. Jo vetëm me krizën institucionale që po projekton, por edhe me veprime dhe deklarime konkrete, përfaqësuesit e opozitës po përpiqen të pengojnë me çdo kusht këtë arritje që çdo shqiptar e pret duke numëruar mbrapsht ditët që na ndajnë nga data e shumëpritur. Përfaqësues të Ramës në takime me ndërkombëtarë po përpiqen t’i trembin ata që të mos i heqin vizat se shqiptarët do dynden në një eksod tjetër masiv, se studimet e tyre thonë se më shumë se gjysma e popullsisë do të emigrojë dhe do të synojë punësimin në Evropë, duke sjellë probleme për vendet pritëse. Kriminale politikisht, por mbi të gjitha nga pikëpamja humane. Provë e falimentit të Ramës dhe njerëzve të tij që të punojnë për objektiva të përbashkëta të qytetarëve të vendit të vet, provë e falimentit për të treguar se njeh dhe vepron mbi parimet dhe dimensionet humane të Evropës. Marrëveshja me Greqinë për kufijtë detarë është përshëndetur nga ndërkombëtarët si e vetmja marrëveshje në rajon për kufirin e zhvilluar dhe e negociuar pa tutorinë e ndërkombëtarëve, por si vullnet i vetë vendeve kufitare. Duke arritur një marrëveshje të tillë Shqipëria tregon se është vërtet faktor stabiliteti, duke dhënë shembullin që se kanë dhënë as ato vende, që janë sot anëtare apo kandidate për anëtarësim. Opozita kalon në veprime nonsense. Duke e provokuar reaksionin në opinion publik për këtë marrëveshje, opozita ra në kurthin e ngritur vet. U detyrua të krijojë një precedent të panjohur me paraqitjen në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë veprim Rama, tregoi se është një partner i papërgjegjshëm, i pabesueshëm. Aq e vërtetë është kjo sa, ai nuk u prit në takim të veçantë nga Papandreu, edhe pse ky i fundit i bëri një shërbim të paprecedent, duke i ardhur dhe bërë fushatë dy ditë para zgjedhjeve. Provë e pakundërshtueshme e falimentit të tij evropian. Kriza ekonomike dhe financiare që përfshiu botën pati ndikim jo të madh në Shqipëri. Kjo falë një politike të qëndrueshme fiskale, falë shumë faktorëve të tjerë që ishin përcaktues dhe nuk ia vlen të zgjatemi. Por gjatë gjithë viti 2009 “ekspertët e kthyer në politikanë rishtazi në radhët e PS me urdhër të Ramës tentuan pareshtur të destabilizojnë ekonominë dhe të cenojnë besimin e qytetarëve në sistemin bankar. Deklarimet e tyre janë të fiksuara në memorien e institucioneve evropiane dhe veçanërisht të atyre financiare ndërkombëtare. Deklaratat mund të quhen të papërgjegjshme, por janë kriminale, pasi synonin të shkatërronin ekonominë dhe për rrjedhojë pasurinë e qytetarëve. Në asnjë vend, edhe në ata që u përfshinë nga kriza e thellë, asnjë forcë politike, asnjë autor nuk guxoi të bëjë politikë me krizën, pasi ajo konsiderohet krim. Por me pak përjashtime që duhen lavdëruar, opozitarët sidomos ata rishtarë falimentuan tërësisht për të provuar se janë të aftë të përballojnë përgjegjësitë e shtetarit. Falimentuan të provojnë se i përkasin kulturës politike dhe shtetare të perëndimit. Ka edhe shumë shembuj të tjerë të falimentit evropian të opozitës. Por, asnjë veçmas, qoftë edhe të marrë së bashku, nuk barazohet me projektin e Ramës për të destabilizuar me çdo çmim vendin, për të rrëzuar një Parlament dhe një qeveri legjitime nëpërmjet protestave. Projekti i tij revolucionar, projekti për përmbysje është shprehje e antievropianizmit dhe falimentit të tij personal. Ky faliment nuk do të mëshirohet.
*Deputet i PD