Këmisha e forcës
Prof. Dr Apollon Baçe
1. Synimi i ultimatumit të Kryetarit të PS-së, krijimi i një situate të mbarsur me konflikt për marrjen me hir a pahir të pushtetit, më rifreskoi ngjarjet e dhimbshme të vitit të prapë ’97: Këngën e Gjinushit në Sheshin e Flamurit “O burra rrokni armët, ja vdekje ja liri”; 2400 viktimat e pafajshme nga kobi i këtyre këngëve; lehjet e gjata të kallashnikovëve mes netëve të padrita; salamandrën e zjarrtë që përpinte Bashkinë e Vlorës; fashat e gjakut të oficerit të SHIK-ut që e rrëshqanthnin për ta linçuar; automatikun që më karikoi në stomak patrulla e Komitetit të Shpëtimit; rënien e GDP-së nga 9,5 % në - 4 %; daljen një herë e mirë të ekonomisë shqiptare nga binarët e prosperitetit, për t’u futur tuneleve të errët të korrupsionit. Athtësia gërryese e këtyre kujtimeve dhe përgjegjësia qytetare më shtynë të heq dorë nga premtimi që i kisha dhënë vetes për mos t’u përzier kurrë më me politikën grinjare shqiptare.
Pyetjes refren, që sillet e përsillet ekraneve, “jemi apo nuk jemi në krizë politike?”, i përgjigjem, jemi në një pseudokrizë politike. Ku absurdit po tentohet t’i vishet forcërisht manteli i krizës, si të çmendurit këmisha e forcës.
I tërë emocioni politik i krizës virtuale është përqendruar në thyerjen e 7 vulave të 7 kutive, e hyjnizuar si thyerja biblike e 7 vulave të Solomonit. Ndërkohë ekraneve kanë nisur të gulojnë gjallesat politike që yshtin dhe inkurajojnë tigrin. Me shpresë se nga banketi i tigrit do teprojë diçka edhe për ta, pavarësisht se pre do të jetë njeriu i thjeshtë.
“Ligji e lejon hapjen e kutive” tund gishtin gjenial eksperti i jurisprudencës anglo-saksone, dhe pala tjetër përgjigjet Kolegji Zgjedhor e ka dhënë verdiktin. Pat klasik (normal për legjislacionin brilant shqiptar, ku njëri nen i kundërvihet tjetrit), ku sado dhe sido të lëvizin palët juridikisht nuk fiton asnjëra palë. Kjo e kthen pseudodebatin teknik në problem arsyeje dhe logjike.
Ndërkohë që diferenca mes koalicioneve është 9 vende, ç’përmbysje spektakolare pritet nga hapja e 7 kutive? Cila është dobishmëria shoqërore e hapjes së këtyre kutive 150 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor?
Thjesht thyerja e rekordit të kohëzgjatjes elektorale të fis- shtetit Tualu? Riparimi i firos së PS-së, nga 66 në 65 deputetë? Justifikimi i Kryetarit të PS-së se zgjedhjet ja grabitën dhe s’ka pse të japë dorëheqjen? Shndërrimi i këtij kryetari, nga fajtor për humbjen e zgjedhjeve, në hero socialist ? Justifikimi i varganit të protestave të pritshme për zgjedhje të parakohshme ?
Logjika të çon drejt pyetjes së fundit, ndërkohë që kujtesa kërkon paralelet midis variantit të ri të skenarit ‘97 dhe skenarit ‘97: Gërmimin me ngut të hendekut e majtë- e djathtë në nivelin e rrugës, kompaktësimin dhe tufëzimin e individëve, ngjizjen e ndjesisë së forcës së tufës dhe agresivitetin kolektiv të bazuar në këtë ndjesi.
Kjo kujtesë më risjell në mendje gjeneratorët që prodhuan dhe radikalizuan situatën e ’97: Personin- hije dhe urdhrin e tij metalik për tërheqjen e komisionarëve nga procesi elektoral në ’96, briefing-et e tij metaliko-ushtarake në Komitetet e Shpëtimit Publik në ‘97, figurën-hije në krahun e djathtë të Ramës në mitingun në Qytetin “Studenti” në ‘2009, rikujtimin se në ’91 kjo figurë kishte dërguar tanket po në këtë Qytet Studenti. Kundër studentëve. Dhe këtu imazhi nis e davaritet, pa lënë të kuptohet qartë nëse personi-hije qëndronte në krahun e djathtë të Ramës, apo Rama qëndronte në krahun e majtë të personit-hije. Nëse Rama është vërtet Rama, apo një buratino që kujton se tërheq fije, ndërkohë që fijet e tija tërhiqen nga duar profesioniste. Huri dhe dora që godet me hu, janë dy gjëra të ndryshme.
2. Kriza e mirëfilltë politike mbartet vetëm nga kriza ekonomike dhe emocioni i fortë politik. Nga të dyja bashkë, si në ‘91- 92, ose veç e veç, si në ‘97 dhe ‘98. Sa janë të pranishëm këta elementë ?
Paradoksalisht primitivizmi i ekonomisë shqiptare e kurseu këtë ekonomi nga pasojat e sofistikuara të krizës globale. Duke përfunduar në një shkarje të butë, jo në rënie drastike dhe të dhimbshme. Kjo për sa i përket eksplozivit, pakënaqësisë së masave. Për sa i përket detonatorit, plasësit, slogani “duam të hapen 7 kutitë”, nuk të ngjall emocion dhe ca më pak të motivon. Shkurt mungon eksplozivi dhe detonatori është i tipit fishekzjarr: Sipas Top Chanel-it, i cili nuk mund të akuzohet kurrsesi për berishizëm, 76 % e të intervistuarve ishin kundër protestave dhe 24 % pro. Sipas minisondazhit tim 70 % kundër, 12 % totalisht indiferentë, 18 % pro. Ky 18 % është dhe minimumi historik i PS-së, bërthama e trashëguar metalike e partisë. Ky dhe është reparti i sulmit, i cili e percepton hapjen e kutive si hapjen e kutive të konservave, ku secili shpreson të hajë diçka.
Përse proteston?, pyes “protestuesin”. Që të hapen kutitë. Po pastaj? Pastaj e dinë shefat. “Inati i trupit pa kokë” titullohej artikull im i ’97, që përshkruante turmën e varavingur në bulevardin Vlorë- Skelë. E cila pas yshtjes shkoi dhe dogji depot dhe pikën e karburantit të Gjalicës. Dogji mallin dhe paratë e saja. “Foshnjëri është paaftësia që të shërbehesh nga logjika pa ndihmën e të tjerëve... Ki kurajën që të shërbehesh nga inteligjenca e jote”, udhëzonte Kanti kategorinë “e dinë shefave”.
Turmë ishte edhe ajo që përmbysi shtatoren e Enver Hoxhës, filozofon opinionisti i Top Chanel-it. Pavarësisht se Bastijën a Shtatoren e Enver Hoxhës e shembi shpirti rebel i studentit, antikonformizmi i intelektualit, racionalizmi dhe dëshira për liri e njeriut të thjeshtë. Populli me tërë ingredientët e tij. Ky dhe është ndryshimi esencial: Populli rrëzon diktatura për t’i hapur rrugën demokracisë, turma lëndon demokracitë për t’i hapur rrugën anarkisë. “Kur turma bërtet, populli mendohet” thotë vargu i poezisë.
Për popullin tim, të parët e mi, ndoshta edhe unë, kemi rrezikuar jetën. Nga turma distancohem. E majtë a e djathtë qoftë, me katër a pesë 0 mbrapa. Distancohem nga ata që ende betohen “p’r ideal t’partis” (ndërkohë që partia s’ka asnjë ideal). Distancohem nga ata që realitetin e shohin me sytë e liderit, e shijojnë me midenë e liderit dhe e gjykojnë me dëshirat e liderit. Distancohem nga mitingashët e paguar profesionistë.
“Fali Zot se nuk e dinë ç’bëjnë” thotë Shën Mateu. Nuk e dinë se aq sa edhe shqiptarët e tjerë, po dëmtojnë të afërmit dhe veten e tyre. Nuk e dinë se duke ringurtësuar opinionin “ugh, the Albanians”, po rrezikojnë humbjen e çastit më të volitshëm për liberalizimin e vizave dhe po e rishtyjnë integrimin në BE, të vetmen rrugëdalje nga tuneli i pafund i tranzicionit. “Pas 10 ditësh, qytetarët maqedonas mund të hynë pa viza në Greqi”, përcjell kronika lajmin e medies greke. Dhe fill pas tij lajmin e medias italiane “dy motra shqiptare humbën gjyqin për marrjen e vizës, për të parë motrën në grahmat e fundit”.
Por veçanërisht distancohem nga ata që në kërkim të postit nuk pyesin për rrjedhojat. Dhe këtu pyes atë mikun tim, i cili pasojat e ’97 i njeh po aq mirë sa unë, nëse do të ishte rizgjedhur deputet i PD-së a do ta kërkonte me ngulm ekraneve hapjen e kutive ?
3. E fundit për nga radha, por jo e fundit për nga rëndësia, është pyetja: vërtet PS-ja dhe Rama janë viktima të amoralitetit politiko-zgjedhor të PD-së ?
Figuracioni që shkon më për shtat është rasti i paranojakut që pasi minoj garazhin, i bindur se granata e tij nuk kishte të drejtë që t’i bënte dëm atij, shkoj dhe ra pre e grackës së tij. Ngulmimi i të dyve se janë viktima komplotesh politikë, e rrumbullakos paralelizmin.
Skenarist dhe regjisor, bashkë-operator dhe bashkë-protagonist i zgjedhjeve 2009, Rama i rezervoj vetes rolin më grotesk dhe më tragjikomik të skenarit të tij elektoral. Aktroj si diletant përballë rivalit profesionist dhe padyshim humbi.
Ishte Rama që së bashku me ekspertin Islami të humbjeve të PS-së, ngulmoj në skemën spanjolle anti-ETA, vrastare për partitë sekondare. Ishte Rama që për të manipuluar jashtë çdo kontrolli, i reduktoi komisionet elektorale në PS-PD dhe nuk pranoi zëvendësimin e komisionarëve partiakë me nëpunës apartiakë. Ishte po Rama iniciator i paktit për mbylljen e hapësirës mediatike dhe polarizimin e debatit. Shkurt ishte Rama ai që përcaktoi rregullat e lojës dhe fushën e lojës.
Ishte po Rama që “rinovoi” në 70 % PS-në e tij, duke ruajtur nga bërthama e parë vetëm “liberalët” Ruçi, Dokle a Meksi. Duke caktuar si Sulltani oborrtarët një staf fringo të ri me ligjvënës të shquar si Tom Doshi dhe kukulla mekanike të markës “no name”, të shpaketuara nga avioni në Kuvend.
Ndërkohë që fatkeqësia i solli në këmbë topin e artë të Gërdecit, e la atë, u kthye pas dhe mësoj fermerët se “patatja është edhe gjellë, edhe bukë, edhe kulturë”. Ndërkohë që diferenca midis bllokut të djathtë dhe të majtë ishte 24 mijë vota dhe rivali mblidhte me lugë kafeje miellin e sirtarëve (duke pranuar koalicione edhe me partitë 353 votëshe), Rama i lejoi vetes luksin të flakë tej pakon e miellit, 74 mijë votat e LSI-së. Duke e kthyer përfundimisht LSI-në nga aleat potencial në kundërshtar real. Shkurt i krijoi vetes komoditetin maksimal që të dilte i vetëm në ring me kundërshtarin dhe këtu në çastin e fundit u frikësua. Nuk ju përgjigj sfidës së rivalit për debat publik, duke i përcjellë zgjedhësit mesazhin e frikës nga kundërshtari. E thelloi edhe më tej këtë mesazh me mosdorëheqjen nga posti i Kryebashkiakut, çka zgjedhësi e deshifroi në trajtën “Rama e di se nuk fiton dot, prandaj nuk e prish rehatinë”. Ndërkohë që dihet se zgjedhësi shqiptar anon tradicionalisht nga më i forti. U paraqit në fushatë pa sharm dhe karizëm, pa vizion dhe program. Pa asgjë konkrete, veç me slogane monotone shamanësh të tipit “përtej së majtës” (ndërkohë që përtej së majtës ka vetëm të majtë). Padyshim që do thërrmohej nga buldozeri Berisha, siç dhe u thërrmua. Nëse do përgatitej ndonjë film me kronikën e zgjedhjeve, titulli më i përshtatshëm do të ishte “Kronika e një humbjeje të kërkuar me ngulm”. Humbje për të cilën Edi Rama ka të drejtë të akuzojë vetëm Edi Ramën. Ndaj PD-së dhe Berishës kam rezervat e mija, objektive a subjektive. Ndërmjet modelit iluminist të Nolit dhe atij autoritarist të Berishës preferoj iluminizmin e Nolit. Por ndërmjet modelit autoritarist të Berishës dhe modelit anarkosindikalist dhe autokrat të Ramës, preferoj autoritarizmin e Berishës. Dhe kurrsesi nuk sakrifikoj integrimin në BE as nuk rrezikoj një ’97 të dytë, thjesht për ta parë vendin nën drejtimin e Ramës, Ruçëve, Dokleve, Mekseve, Doshëve. Qoftë edhe ekspertëve anglo-saksonë dhe kukullave të egra mekanike.
* Anëtar i Akademisë së Shkencave