Kanalizimet, nënshkruhet kontrata 9.9 milionë euro
Kreu i Ministrisë së Punëve Publike, Sokol Olldashi dhe zëvendëspresidenti i firmës “Tokio Engineering Consultants Co. LTD”, Masasumi Mijamato, firmosën dje kontratën e shërbimit të konsulencës për projektin “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve për Tiranën e Madhe”. Vlera e kësaj kontrate është 9.9 milionë euro, ku parashikohet të realizohen projekti dhe supervizimi për fazën e parë si dhe studimi i fizibilitetit për fazën e dytë. Afati i kësaj kontrate është 12 muaj dhe i paraprin punimeve reale të ndërtimit me një vlerë prej 106 milionë euro financim i siguruar nga qeveria japoneze nëpërmjet JICA. Pas nënshkrimit të kontratës ministri Olldashi falënderoi qeverinë japoneze për mbështetje që i ka dhënë këtij projekti si dhe shprehu bindjen se me përfundimin e këtij projekti do të përmirësohet ndjeshëm sistemi i kanalizimeve ne qytetin e Tiranës që sot dredhen në lumen e Lanës. ”Me përfundimin e këtij projekti, do të përmirësohet ndjeshëm sistemi i kanalizimeve në qytetin e Tiranës, që sot dredhet në lumin e Lanës”, është shprehur ministri Olldashi. Ky projekt i paraprin fillimit të ndërtimit të sistemit të kanalizimit të ujërave të zeza për të gjithë Tiranën. Vlera e të gjithë projektit është 106 milionë euro dhe është një financim i qeverisë japoneze.