E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikatoret e azilit Shoqatat Dosje vetem 5 familje

Institucionet e pajtimit të gjaqeve e përjashtojnë veten nga rrjeti i falsifikatorëve të dosjeve të azilkërkuesve shqiptarë, që kohët e fundit dyndur në Belgjikë. Për të përfituar qëndrim në këtë vend, shumë familje kanë paraqitur dokumenta false sikur janë në gjakmarrje në Shqipëri. Por dy shoqatat që trajtojnë çështjet e gjakmarrjes kanë reaguar duke thënë se këta qytetarë kanë rënë pre e mashtruesve. Shoqatat thonë se janë të gatshme të shtyrtojnë rast pas rasti çdo çështje që ka shqetesuar qeverine belge. Ndërkaq me kete fenomen jane demtuar dhe vene ne rrezik disa familje qe kercenohen seriozisht nga gjakmarrja.

"Përbën një shqetësim për të gjithë misionarët pasi ka një problem të mprehtë në lidhje me viktimat reale të gjakmarrjes, që në këtë rast pësojnë një dëm të madh pasi sic thotë populli 'digjet bari i njomë me të thatin'. Pra, kjo mënyrë e të bërit biznes me një fushatë për të mbledhur ca lekë nëpërmjet një aspekti që është shumë i dhimbshëm dhe që është një e drejtë jo vetëm ndërkombëtare po dhe njerëzore që cdo shtet merr persipër një familje ta mbrojë kur ajo rrezikohet në vendin e origjinës, kjo nuk mund të pranohet që pikërisht të ketë një dyndje masive të panevojshme", tha Gjin Marku,kryetari i shqates kombetare kuder gjakmarrjes.

Ndërsa shifrat qe vijne nga shoqata e z.Marku flasin për mbi 1600 familje te ngujuara, te dhenat e Institutit per Paqen flasin per nje numër shume më të ulet, gati gjysmen e tyre. Kreu i këtij instituti, Agim Loci thotë per “AS” se gjate 1 viti, maksimumi 5 familje mund të konsiderohen vërtet të kërcënuara dhe mund t’u ofrohet ndihmë nëpërmjet azilit jashtë vendit.

"Jemi gati të bashkëpunojmë me qeverinë belge për ti dhënë një zgjidhje këtij problemi dhe një përgjigje të saktë. Shifrat në Shqipëri kanë ardhur në zbritje dhe po punohet. Ky institut është i mbështetur dhe nga ministria e Drejtësisë dhe e Rendit. Nuk janë më shumë se 4-5 familje në vit që mund të përfitojnë të njëjtën gjë, apo të mund të drejtohen për atje për të kërkuar një mbështetje", bëri të ditur Agim Loci, instituti per pajtimin e gjakrave.

Kërkesat per azil ne Belgjike kanë shqetesuar jo vetem autoritetet e ketij shteti, të cilat vetëm në një ditë janë përballur me 50 aplikime të shqiptarëve për qëndrim të përkohshëm, por edhe autoritetet në Tiranë. Lidhur me këtë shoqatat që merren me gjakmarrjen jane te gatshme te bashkepunojne per te identifikuar rastet e falsifikimit të dokumentacionit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›