E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne PS Klosi Mbrojtja e votes ne statut

Partia Socialiste do te sanksionoje ne statut mbrotjen e votes. Drafti mbi te cilen funksionon partia me e madhe ne opozite po i nenshtrohet nderhyrjeve, te cilat do te miratohen ne kongresin e 5 nentorit. Ndryshimi  thelbesor   i statutit thote sekretari organizativ Blendi Klosi do te perqendrohet tek detyra konkrete e orgazates socialiste per mbrojtjen e votes nga manipulimi. Per cdo qender votimi do te kete grupe patronazhi qe  do te jete aktive per gjate gjithe kohes dhe jo vetem ne periudha zgjedhore sqaron  sekretari organizativ i socialsteve, qe do te kete si detyre pervec te tjerave edhe pastrimin e listave zgjedhore nga zgjedhesit  fiktive. 

"Për cdo qendër votimi ne duhet të kemi një shtab elektoral aktiv partie, organizatë socialiste, emrin do ta ketë organizatë. Edhe në zgjedhjet e 2009 dhe 2011 PS u përball me një represion të madh nga shteti për sa i përket manipulimit të votës së qytetarëve dhe një nga problemet e mëdha që ne patëm në dy fushatat e fundit, po që ka qenë gjatë gjithë kohës problem, është mbrojtja e votës dhe lufta kundër manipulimit të procesit. Prandaj duhet të jetë struktura e partisë që duhet të marri vetë në dorë disa problematika të cilat duhet ti zgjidhte shteti. Por në kushtet kur shteti nuk është i interesuar të zgjidhi këto problematika do të jetë vetë struktura e partisë e interesuar më së shumti për problematikat elektorale", thotë Blendi Klosi, PS.

Bashke me statutin kongresi  i 5 nentorit do te miratoje dhe programin politik te PS i cili do te titullohet, si programi i ardhjes ne pushtet te PS. "Programi që do të miratojmë në kongres do të hapi rrugën për vendimmarrje të rëndësishme gjatë muajve në vazhdim për të dëshmuar që PS do të vijë në pushtet jo vetëm si një forcë opozitare dhe jo vetëm se Sali Berisha po qeveris keq, por se ne do të qeverisim më mirë", vijoi ai.

Ndersa te shtunen e kesaj jave, baza socialiste do  te votoje ne kete flete votimi  per te zgjedhur 300 delegatet e forumit me te larte socialist. Me parimin nje anetar nje vote, te anetaresuarit e PS do te votojne ne dy flete votimi, pasi eshte menduar te behen te ndara votimi per delegatet burra dhe me vete votimi per delegatet femra, si detyrim per plotesim e kutoes prej 30 % te ketyre te fundit.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›