Falsifikim në marrëveshjen 50 milionëshe të Albtelekom
26/11/2004 TIRANË -Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës, i cili i kushtoi 50 milionë dollarë humbje Albtelekomit, rezulton të jetë i paligjshëm. Prokuroria e kryeqytetit, nuk do t'i akuzojë personat që kanë firmosur dokumentin vetëm për shpërdorim detyre, lidhur me nënshkrimin e një vendimi, i cili do t'i sillte humbje kompanisë shtetërore. Edhe akuza tjetër do të ngrihet ndaj zyrtarëve që kanë marrë vendimin. Kjo marrëveshje ndryshoi shumat e përfitimit të Albtelekom, nga lidhjet e interkonjuksionit me kompanitë private të telefonave, duke sjellë dëm ekonomik në arkën e kompanisë shtetërore. Ekspertët e Prokurorisë së Tiranës, kanë vërejtur nga kontrolli i dokumentacionit, se marrëveshja nuk është nënshkruar sipas rregullave ligjore. Disa prej shkeljeve, janë zbuluar nga Prokuroria ditët e fundit. Parregullsitë fillojnë me mungesën e një analize të specialistëve, që do të pasqyrohej në shumat e fitimit deri te falsifikimi teknik i dokumentit.
Falsifikimi
Drejtuesit e Albtelekomit dhe të Këshillit Mbikëqyrës, e kanë nënshkruar dhe miratuar marrëveshjen, pa një vendim drejtorie, pa urdhër të brendshëm për ngritjen e një grupi pune me pjesëmarrës nga Departamentet e Shitjes e Marketingut, Teknike dhe atë të Financës, për të diskutuar dhe përcaktuar kushtet e kësaj marrëveshjeje. Hetuesit vlerësojnë se e gjithë marrëveshja është bazuar në një relacion personal të ish-zëvendësdrejtorit të Albtelekomit. Dokumentit origjinal të këtij relacioni i është bërë ekspertiza dhe rezulton të jetë i pasigluar nga asnjë anëtar drejtorie në Albtelekom. “Në zyrën e protokollit, në dosjen e Këshillit Mbikëqyrës, gjendet një kopje e Marrëveshjes së re të Interkonjuksionit e muajit korrik 2000. Edhe kjo kopje është e pasigluar nga asnjë anëtar drejtorie”, thanë hetuesit. Sipas tyre, kjo do të vlerësohet sipas Kodit Penal, si falsifikim.
Parregullsia
Hetuesit kanë vërtetuar konkluzionin e eksprtëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, se marrëveshja është nënshkruar para se në Shqipëri të fillonin nga funksionimi operatorët privatë të telefonave. Deri në kohën e fillimit të tyre nga funksioni, askush nuk e di ku kanë shkuar paratë, që janë spostuar nga rruga e tyre për në arkën e Albtelekomit. Kjo, pasi lidhjet e interkonjuksionit nuk realizoheshin, edhe pse vendimi ishte marrë dhe fitimet nuk shkonin në arkën e Albtelekomit. Në dosjen e Prokurorisë për këtë abuzim, ndodhen edhe dëshmi të disa ish-anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekom, të cilët thonë se e kanë ngritur zërin, duke kundërshtuar nënshkrimin e vendimit të ri për ndryshimin e kuotave të fitimit. Kësaj ankese, drejtuesit e Albtelekomit i janë përgjigjur se vendimi nuk kishte ndryshuar dhe se Albtelekomi arkëtonte fitime si më parë, bazuar në marrëveshjen e vitit 1999. Prokuroria thotë se drejtuesit e kanë bërë këtë deklaratë në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, pasi kishin miratuar ndryshimin e kuotave të fitimit nga lidhjet e interkonjuksionit, duke kryer kështu një mashtrim.
Vendimi i korrikut 2001
Këshilli Mbikëqyrës i Albtelekomit, mori një vendim për ndryshimin e shumave të fitimit nga lidhjet e interkonjuksionit, në muajin korrik të vitit 2001. Vendimi, i cili mban numrin e protokollit 4308/1, ndryshoi raportet e fitimit mes Albtelekomit dhe kompanive private, nga fitimet që vinin prej lidhjeve të interkonjuksionit. Nga trafiku i impulseve në këto linja brenda vendit, kompania shtetërore në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1999, përfitonte 35 për qind të fitimit. Vendimi i korrikut 2001, ndryshoi normën e fitimit nga 35 për qind, në 12 për qind, duke ulur më shume se dyfish vlerat e fitimit të kompanisë shtetërore.
Humbja e Albtelekom
Ulja e fitimit në Albtelekom, u pasqyrua në raport të kundërt në fitimet e kompanive private, të cilat, sipas marrëveshjes së vitit 1999, përfitonin vetëm 65 për qind të fitimit nga lidhjet e interkonjuksionit. Pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekomit, kompanitë private përfituan rritje, duke arkëtuar 88 për qind të fitimit nga lidhje e interkonjuksionit. Vendimit të korrikut, u shtuan edhe disa ndryshime të tjera, lidhur me lidhjet ndërkombëtare të interkonjuksionit, mes Albtelekom dhe kompanive private. Sipas shtesës së vendimit, për trafikun ndërkombëtar, kompania shtetërore nuk do të paguante 50 për qind sipas vendimit të vitit 1999, por detyrimi rritej me 34%, duke shkuar nga 50% në 84 për qind të shumës së fitimit nga interkonjuksioni ndërkombëtar, duke i shkaktuar kështu një humbje Albtelekomit, e cila vlerësohet nga ekspertët në shumën e 50 milionë dollarëve.
Ndryshimet e paligjshme në kontratë
Në vitin 1999, me ndihmën e ekspertëve të specializuar, Albtelekom vlerësoi ndarjen e fitimeve dhe të shpenzimeve me kompanitë private, gjatë kryerjes së lidhjeve të interkonjuksionit. Ky vendim i brendshëm i Albtelekom, u përkthye në kontratë mes kompanisë shtetërore dhe kompanive private që fillaun të operojnë në tregun shqiptar. Por vetëm dy vjet pas nënshkrimit, një vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekom, ndryshon shifrat, duke i shkaktuar kompanisë humbje financiare të mëdha.
Ndryshimet
Pika 4.3 e Marrëveshjes së vitit 1999, ishte: "Në lidhje me bisedat telefonike kombëtare palët do të venë në dispozicion të palës tjetër faturat me shumat në ngarkim gjatë periudhës faturuese dymujore", ndërsa në shtojcën 1 pika 5.1 bëhet "faturimi për trafikun e kryer, për çdo tremujor kalendarik, do të bëhet sipas tarifave respektive kombëtare dhe ndërkombëtare". Pra periudha e rakordimit dhe faturimit nga dymujore bëhet tremujore, veprim ky sipas ekspertëve i pajustifikuar.
Pika 5.4 (vendimi i vitit 1999) ishte, "Për trafikun ndërkombëtar, në rast se Albtelekomi nuk e përmbush kërkesën e kompanive private, për kapacitete shtesë dhe kapaciteti i interkonjuksionit, që shfrytëzohet është më shumë se 85%, privatët kanë të drejtë të përdorin lidhjet e veta ndërkombëtare, duke i dhënë Albtelekomit një tarifë deri në 0.5 lekë/minutë", ndërsa në shtojcën 1, në pikën 1.3 bëhet "Për trafikun e gjeneruar nga një zonë rurale në një tjetër zonë rurale, apo nga operatori rural tek operatorët mobile dhe anasjelltas, marrëdhëniet rregullohen midis vetë palëve, ndërsa Albtelekom realizon tranzitimin e trafikut, i cili i faturon privatëve tarifën 0,5 lekë/min për këtë tranzitim". Në marrëveshjen bazë tarifa ka qenë përcaktuar vetëm për trafikun ndërkombëtar, ndërsa në shtesën e korrikut të vitit 2001 është shtuar edhe për trafikun kombëtar, veprim i cili ka favorizuar haptazi interesat e operatorit privat në dëm të interesave të Albtelekomit.
Pika 3.9 (vendimi i vitit 1999) ishte "Tarifat e Interkonjuksionit të përmendura në paragrafët e mësipërm do të mbeten të pandryshuara për një periudhë prej 4 vjetësh, nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshje interkonjuksioni, me të drejtë rishikimi në marrëveshje midis palëve". Kjo pikë e marrëveshjes në shtojcën nr.1 është ndryshuar në pikën 4.3, "Tarifat e vendosura qoftë për trafikun kombëtar ashtu si dhe për trafikun ndërkombëtar, do të jenë subjekt ndryshimi sa herë që Albtelekom do të kryej ndryshim në tarifat përkatëse të tij. Por pa ndryshuar tarifat e tij, Albtelekom ka ndryshuar raportet e fitimit nga 35% në 12% për thirrjet e brendshme dhe nga arkëtime 50% të fitimit nga bisedat ndërkombëtare për kompanitë private në 84%”.