Pedagogët nisin dialogun me qeverinë
27/11/2004 Komisioni i grevës dhe grupi ndërministror, kryesuar nga Bello, fillon të bëjë faturën e autonomisë financiare e rritjes së pagave
Pedagogët nisin dialogun me qeverinë
Greva do të vazhdojë, derisa grupi ndërministror të plotësoj kërkesat
Denisa Xhoga
Pedagogët nisën dje dialogun me qeverinë, por kjo s’do të thotë aspak se do të rifillojë mësimi. Një komision, i përbërë nga pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, takoi dje, pasdite, grupin ndërministror, të ngritur dy ditë më parë, me një vendim të posaçëm të Kryeministrit Fatos Nano. “U la që të bëhet një projektvendim, që do të sjellë ndryshime të menjëhershme dhe derisa të hartohet ky projektvendim, nuk do të ketë ndërprerje të grevës”, tha Ismail Hoxha, shefi i Profesoriatit të Universitetit Politeknik. Pedagogët i kanë paraqitur grupin ndërministror, edhe njëherë kërkesat e tyre, mbi të cilat kanë dialoguar gjatë. “U diskutua për të gjitha kërkesat tona, si për autonominë financiare, rritjen e pagave, duke nisur nga ato të asistentë pedagogëve dhe administratës, investimet në infrastrukturën universitare, kartën e studentit”, tha Angjelin Shtjefni, kryetari i Sindikatës së pedagogëve. Grupi ndërministror, kryesohej nga ministri i Shtetit, Marko Bello, zëvendësministri i Financave, Adrian Shanto, drjetoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, si dhe drejtori i Arsimit të Lartë dhe Ekuivalentimit të Diplomave, Agim Muçaj, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Maks Komnini etj. Në përbërjen e komisionit të grevës ishin pedagogët Ismail Hoxha, Anxhelin Shtjefni, Dhori Kule dhe dy rektorët, ai i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj dhe i Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha. Pati debate lidhur me “të padëshirueshmit”. Pedagogët e tjerë kundërshtuan faktin që në komision ishin dy rektorët, të cilët janë zgjedhur nga vet ata, Rrokaj dhe Hoxha, pasi ata kanë qenë në grupin e punës kur u hartuan vendimet mbi ngarkesën mësimore, nuk iu kanë tërhequr mendimin kolegëve të tyre dhe as i kanë informuar për vendimet e marra. Shefi i Profesoriatit i siguroi se dy rektorët kanë atë të drejtë vote që kanë dhe të tjerët. Ndërkohë, dy ditë më parë, kryetari i komisionit ndërministror, Marko Bello, tha se takimin do ta zhvillonte me konferencën e rektorëve dhe jo me përfaqësi sindikate, apo profesoriati, kështu që prania e dy rektorëve ishte e pashmangshme. Dyshime u shprehën edhe për drejtorin e Arsimit të Lartë të Ministrisë së Arsimit, Agim Muçaj. “Prania e këtij drejtori në komision, që i ka hartuar vet këto vendime, e bënë të pavlefshëm këtë grup pune”, thanë pedagogët. Megjithatë dialogu nuk mund të vonohej më. Mësohet se Muçaj nuk ka qenë shumë aktivë gjatë debatit. Ndërkohë, greva do të vazhdoj derisa projektvendimet për kërkesat e tyre të miratohen në qeveri.
Çollaku: Mos pranoni rritjen
30 për qind të pagave
“Ministria e Arsimit po përgatit diskursione. Është hartuar një projektvendim dhe flitet për rritjen e pagës deri 30 për qind. Në këmbim të kësaj rritjeje, ne duhet të heqim dorë nga greva. Por ne nuk duhet të lëshojmë pe, duhet të kërkojmë rritjen maksimale, nuk duhet të heqim dorë nga kërkesat tona”, tha pedagogu i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kreshnik Çollaku. Pedagogët kërkojnë t’u caktohet një vend në piramidën e pagave buxhetore, ku pagat e tyre të jenë sa të një drejtori Drejtorie në Ministri, 50 mijë lekë të reja dhe ai që ka titullin, profesor doktor të gëzojë të paktën pagën e një zëvendësministri, 1.4 milionë lekë. Pedagogët e degëve të kërkuara dhe atij të Universitetit Politeknik, janë gjithnjë e më tepër “të joshur” nga pagat që u afrojnë kompanitë private. Dhe nëse pagat vazhdojnë këto që janë, ata do ta lënë punën e pedagogut, janë shprehur ata. Por, përgatitja e pedagogëve të rinj, është një shpenzim dyfish për shtetin.
Pedagogët kërkojnë:
1. Pagesa e orëve shtesë të prapambetura deri në muajin dhjetor
2. Dyfishimin e nivelit aktual të pagave për të gjithë punonjësit e universitetit
3. Të pezullohet zbatimi i udhëzimit të MASH, i datës 04.10.2004, i cili të mos ketë kufizime për pagesën e punës së kryer nëpërmjet orëve suplementare dhe të mbulohet nga buxheti i shtetit
4. Të sigurohet autonomia e plotë universitare dhe të ardhurat e universitetit të mos jenë objekt taksimi dhe të kenë mundësinë e transferimit nga një vit financiar në tjetrin
5. Përmirësim të infrastrukturës së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor
Brenda dhjetorit do t’u jepet shtesa 8 për qind e prapambetur nga shtatori
Mjekët, rritje page
bashkë me pedagogët
Njëkohësisht me problemet e pedagogëve do të shqyrtohen dhe ato të mjekëve nga grupi ndërministror. Dje, një grup i sindikatës së mjekëve ndërmori një takim me ministrin e Shëndetësisë, Solis. “Ne kërkuam zbatimin e vendimit të muajit 1 korrik, sipas të cilit rritej paga minimnale 8 për qind dhe për rrjedhojë duhej të ulej tatimi mbi pagat e tjera. Ky vendim nuk u zbatua. Ministri këmbënguli që kjo rritje të bëhej në muajin dhjetor, por ne nuk pranuam. U vendos që 8 përqindëshi të paguhej nga qeveria, që nga data 1 shtator e më pas”, tha Sabri Skënderi, kryetari i Sindikatës së Mjekëve. Lidhur me kërkesën tjetër, për rritjen e pagës 50 për qind, ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, është në grupin ndërministror dhe do të përfaqësoj edhe kërkesat e mjekëve. “Na premtoi se ai vendim që do të merret për pedagogët do të zbatohet edhe për ne, pasi nuk duhet të nënvlerësohemi. Ndërkohë, me miratimin e ligjit të ri, pagat e të gjithë mjekëve do të paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, i cili pritet së shpejti që të miratohet në Parlament”, tha kryesindikalisti Skënderi. Ministri i Shëndetësisë, Solis, ka vendosur që të urdhëroj drejtorin e Qendrës Spitalore Universitare që të përmirësoj kushtet në spitale dhe të caktohen fonde të veçanta për këtë gjë. “Derisa të përfundojë punën grupi ndërministror dhe të shihet se ç’do të arrihet, ne nuk do të ndërmarrim asnjë grevë, më pas do të vendosim. Ndërsa të hënën do të mblidhemi paradite, por jo për grevë, por për të komunikuar përfundimet e takimit me ministrin”, tha Skënderi.
1.Pagat janë të pamjaftueshme për të përballuar nivelin e jetesës
2. Kushtet e punës lënë për të dëshiruar, që nga mungesa e veshjeve të punës, e mjeteve të punës, dezifektantëve, garderobës, lavanteri, ambiente higjienike dhe shlodhëse për mjekët
3. Cilësia e shërbimeve është shumë e ulët, mungesa e medikamenteve bënë që personeli shëndetësor të përballet me pacientët për mosrealizimin e shërbimeve
4. Mungesa e vendeve për shtrim rrisin radhët në dyert e pavioneve dhe janë faktor për rritjen e korrupsionit
5. ISKSH paguan vetëm mjekët e familjes. Nga ky institucion duhet të paguhen të gjithë mjekët. Ky institut është kthyer në piramidë