E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkesa e “Kurum” “Energji pa ndërprerje dhe çmim të ulët”

27/11/2004  Çeliku shqiptar ka merituar certifikatën e cilësisë, por KURUM duket se nuk ka qenë aspak i kënaqur me këtë fitore. Në konferencën për shtyp, më shumë se sa ka folur për çelikun shqiptar, KURUM i ka kushtuar rëndësi problemit të energjisë.

“Ne na duhet energji pa ndërpreje dhe me çmim të ulët për të çuar përpara prodhimin”, ka deklaruar përfaqësuesi i Kompanisë KURUM. Vetëm pak ditë më parë, gjatë një debati mbi energjinë, KURUM ka deklaruar se do të largohej nga Shqipëria, në rast se nuk merrej parasysh kërkesa për uljen e energjisë. Rritja e çmimit me 15 për qind e dëmton rëndë industrinë e prodhimit të çelikut dhe e taton atë më shumë se të gjithë degët e prodhimit të çelikut në Rajon. Por në lidhje me kërkesën e KURUM, kreu i KESH-it ka reaguar, duke thënë se nuk ka vetëm KURUM në kurriz. “Unë duhet të mendoj për të nxjerrë me fitim KESH-in dhe jo KURUM-in”, ka deklaruar Harasani. Ndërkaq kompania ka kërkuar nga qeveria të bëjë një studim më të detajuar dhe të shikojë me vëmendje vëllimin e importit të skrabit, pasi, kjo dëmton aktivitetin e prodhimit të çelikut në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›