E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria zhbllokon pagat e deputetëve

27/11/2004  Qeveria ka miratuar dje një shtesë fondi në buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë prej 40 milionë lekë. Vendimi ka ardhur pas një kërkese të Drejtorisë së Financave të parlamentit, për mbulimin e dietave dhe shpenzimeve të tjera administrative të deputetëve. Burimet kanë bërë të ditur se këtë muaj parlamentarët kanë marrë vetëm rrogën bazë, ndërsa dietat e udhëtimit, shpenzimet e telefonave, kuotat e pjesëmarrjes në seanca dhe në komisione dhe disa shpenzime të tjera nuk janë shpërblyer ende. Kjo sepse fondi i dhënë për vitin 2004 janë shpenzuar ende pa përfunduar viti. Por për këtë çështje nuk ka qenë gabimi i llogarive prej Drejtorisë së Buxhetit. Burimet kanë bërë të ditur se fakti është se qeveria i ka akorduar Kuvendit rreth 100 milionë lekë më pak nga sa ishte kërkuar. Kjo ka sjellë që në fund të vitit arka të boshatiset. Ndërkohë, prej dy muajsh janë shkurtuar një sërë shpenzimesh administrative, të cilat më parë konsideroheshin të domosdoshme. Gjithsesi, dje, qeveria ka zhbllokuar fondin në favor të parlamentit. Pagat e deputetëve mësohet se do të shpërndahen në datën e radhës së rrogave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›