E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Maqedonisë e filluan festimin e Ditës së Flamurit

27/11/2004  

Me një program të përgatitur nga nxënësit e gjimnazit "Zef Lush Marku" të Shkupit, ku ishin të pranishëm më shumë të ftuar, ndër të cilët edhe Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës i Maqedonisë, Kastriot Abdyli dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Vladimir Prela, në mënyrë të organizuar dhe institucionale filloi kremtimi i Ditës së Flamurit, festës kombëtare shqiptare edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë. Aktivitete kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, do të mbahen edhe të shtunën dhe të dielën në Shkup, Tetovë, Kumnovë, Kërçovë, Strugë e Dibër, ndërsa e vlenë të theksohet se kjo e kremte për herë të parë është përfshirë në mënyrë institucionale dhe financohet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë. Të pranishmit në sallën e Teatrit Shqiptar të Shkupit i përshëndeti edhe ambasadori Prela, i cili tha ndër të tjera se Dita e Flamurit është e kremtja më e madhe dhe më e rëndësishme kombëtare e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›