LSDM me lider, Maqedonia me Kryeministër
27/11/2004 Konservatorët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, me drejtues Tito Petkovskin humbën përfundimisht garën me të moderuarit e kësaj partie të dalë në vitet ’90 nga ish-partia dhe Lidhja Komuniste e Maqedonisë. Gradualisht dhe në etapa reformimi, LSDM-ja i është afruar mjaft qendrës së djathtë në këtë vend.
Vllado Buçkovski është kryetar i ri i LSDM-së, por njëkohësisht edhe i mandatuari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. Zgjedhja e tij u bë të enjten, rreth mesnatës, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie, ndërsa Kongresi punimet i përfundoi në orët e para të mëngjesit të së premtes më 26 nëntor. Buçkovski, lider i ri i LSDM-së, u zgjodh në rrethin e dytë, ku në një garë të lobistëve dhe grupimeve të ndryshme brenda partisë e mundi Radmilla Shekerinskën. Për Buçkovskin kanë votuar 391 delegatë, ndërsa për Radmilla Shekerinskën 265 nga rreth 700 delegatë të pranishëm në këtë kongres të jashtëzakonshëm. Kongresi u mbajt pas zgjedhjes së Branko Cërvenkovskit për President të Maqedonisë, por edhe u përshpejtua pas dorëheqjes së Hari Kostovit, që ishte kryeministër pa parti i Maqedonisë. Në rrethin e parë kandidat për kryetar të LSDM-së ishte edhe Tito Petkovski, një kundërshtar i madh i më shumë proceseve pozitive në Maqedoni, votat e mbështetësve të të cilit në rrethin e dytë i shkuan në llogari Radmilla Shekerinskës, por dhe ajo pësoi humbjen.
Kongresi në orët e para të mëngjesit, pas konfirmimit të zgjedhjes së Buçkovskit për kryetar, ka zgjedhur dhe kryesinë e partisë, e cila që në mbledhjen e parë, diku para orës katër, ka përcaktuar edhe mandatuesin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë Vllado Buçkovskin, të cilin të premten pasdite e priti formalisht edhe Presidenti Cërvenkovski për t’ia konfirmuar dhe për t’ia dorëzuar zyrtarisht atë mandat.
Qeveria
Buçkovski ka thënë, se të shtunën do të ketë takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, por edhe me Risto Penovin dhe drejtuesit e partive të tjera në kuadër të Koalicionit për Maqedoninë, për të cilin nuk është vendosur nëse do të zgjerohet apo jo. Formimi i Qeverisë, ka thënë Buçkovski, nuk do të varet vetëm nga ai, por edhe nga partnerët e tjerë të koalicionit. Por, ajo do të jetë e gatshme për punë më së shumti brenda tri javësh. Pozicion i parë për bisedime, ka thënë ai, do të jetë vetë Ministria e Mbrojtjes, të cilën deri më tani e ka drejtuar ai, por synimi brenda partisë është që të ketë ndryshime edhe në ministritë e tjera që i drejton LSDM, ndërsa kjo do të mësohet deri të hënën. Buçkovski është takuar në një kafe edhe me Hari Kostovin, ish-kryeministër. Pas takimit ai ka thënë se "do të ketë parasysh edhe vërejtjet që në dorëheqjen e tij i përmendi Kryeministri i deritanishëm, Hari Kostov", të cilat ishin akuza për korrupsion e familjarizëm në adresë të BDI-së, për të cilat Kostov as në takimin me Ali Ahmetin dhe as në prokurori deri tani nuk ka paraqitur ndonjë argument, pos një lloj hakmarrjeje dhe urrejtjeje patologjike që ka treguar sidomos për ministrin Buxhaku, i cili dikur i kishte thënë se nuk mund ta ndërroj askush, as Kostovi, as Ali Ahmeti, që edhe e ka emëruar në atë post. Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve se si do t'i drejtojë dy funksionet, lider i partisë dhe tashmë Kryeministër, Buçkovski u përgjigj se pozita si kryetar i Qeverisë do të jetë më e fuqishme nëse ai është edhe kryetar i partisë më të fuqishme politike.
Për ndryshimet e paralajmëruara në Kushtetutë, Buçkovski sqaroi se ato janë të domosdoshme për zbatimin e reformave në administratë dhe në sistemin e jurisprudencës. Ndaj, ai javën e ardhshme do të ketë një sërë takimesh me liderët e partive opozitare. Buçkovski, në lidhje me deklaratat se në Maqedoni po veprojnë grupe të armatosura shqiptarësh, brenda të cilave po veprojnë njerëz të kalibrave të ndryshëm, tha se kjo mbetet sfidë për Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë. Sipas Rregullores së Kuvendit, pas marrjes së mandatit, në një afat prej 20 ditëve, Kryeministri i emëruar duhet ta paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin në Kuvend. Kabinetin i ri qeveritar, me propozim të negociatorit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Në postin e kryeministrit Vllado Buçkovski pason Hari Kostovin, i cili më 15 nëntor dha dorëheqje.
Kush është Vllado Buçkovski
Lideri i ri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe mandator për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë, Vllado Buçkovski, prej nëntorit të vitit 2002 është ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë.
Buçkovski është i lindur më 2 dhjetor të vitit 1962, në Shkup, me profesion është profesor inordinar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku u diplomua në vitin 1986 dhe u doktorua në vitin 1998 në temën "E drejta romake dhe obligative bashkëkohore".
Vllado Buçkovski prej majit të vitit 2001 ishte ministër i Mbrojtjes i qeverisë së koalicionit të gjerë të Maqedonisë.
Para zgjedhejs për lider të LSDM-së, më parë ishte nënkryetar i kësaj partie, nga 1999 ishte nënkryetar i Këshillit Qendror, ndërsa deri në vitin 2001 edhe zëdhënës i LSDM-së.
Prej vitit 1998-2000, Buçkovski ishte anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa në vitet 2000 dhe 2001 kryesues i Këshillit të qytetit të Shkupit.