Falsifikoi dokumentet, në hetim drejtori i urbanistikës
BERAT - Drejtori i Urbanistikës në komunën Poshnje është vënë në hetim nga prokuroria e Beratit, pasi dyshohet se ka falsifikuar një sërë dokumentesh.
Sipas policisë, Neki Toska po ndiqet penalisht për falsifikim të vulës, stampave e formularëve. Me veprimet e tij, ai ka favorizuar disa subjekte për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në territorin e kësaj komune. Burimet shtuan se procedimi penal ndaj drejtuesit të urbanistikës ka filluar, pasi ai ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe falsifikimin të vulave, stampave e formularëve”, parashikuar nga neni 190 e 248 të Kodit Penal. “Toska duke shfrytëzuar detyrën, ka abuzuar më të duke falsifikuar vulën, stampat dhe formularët për interesa vetjake. Ai ka ndihmuar disa persona, të cilët kanë ngritur disa ndërtime të jashtëligjshme në territorin e kësaj komune”, bëri të ditur policia. Nga një verifikim që është kryer pranë kësaj komune nga Policia e Krimit Ekonomik, janë gjetur shkelje ligjore, kryesisht në dokumentacionin e disa subjekteve që kanë ndërtuar në këtë zonë. Policia bëri të ditur se ka nisur procedim në gjendje të lirë edhe për dy persona, të cilët kanë përfituar në bazë të abuzimeve të kryera nga drejtori i urbanistikës. Njëri prej tyre është 41-vjeçari Përparim Kalemi nga fshati Kuç i komunës Poshnje. Në hetim është vënë edhe 50-vjeçari Gëzim Kaso. Gjatë verifikimeve të kryera në objektet e ndërtimit në pronësi të tyre, në fshatin Poshnje janë gjetur fakte të shkeljes së kërkesave të ligjit “Për urbanistikën” si dhe të VKM-së “Për miratimin e rregullores së urbanistikës” si dhe janë përdorur formularë të falsifikuar. d.xh