Flakë në doganë, shkrumbohen maunet e ngarkuara me kafe
Një zjarr i fuqishëm në ambientet e parkimit të doganës së kryeqytetit në Rrugën e Durrësit, ka shkrumbuar tërësisht dy maune të ngarkuara me sasi të konsiderueshme kafeje.
dashamir biÇaku
Shoferi i njërës nga maunet, Ervis Koleci mbeti i plagosur nga flakët si pasojë e shpërthimit të menjëhershëm të zja,rrit. Nga burimet spitalore mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën pavarësisht djegieve që ka pësuar. Dyshimet e para të policisë mbi ngjarjen, lidhen me rrethanat aksidentale sipas të cilave zjarri mund të ketë ardhur për shkak të një shkarkimi elektrik nga bateriaa e njërës prej mauneve. Një masë e tillë në qarkun elektrik të mjetit besohet se ka provokuar më pas ndezjen e serbratorit të karburantit duke shkaktuar zjarrin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në ambientet e brendshme të parkingut të doganës së Tiranës. Dy mjetet, njëri i markës “Volvo”, në pronësi të “Shega Trans”, si dhe një tjetër i markës “Renault” me targa DR 5629 E, u përfshinë menjëherë nga flakët. Drejtuesi i njërës prej mauneve, Ervis Koleci, sapo ishte duke zbritur nga automjeti me dokumentet e mallit dhe të automjetit për të shkuar pranë zyrave doganore. Ai është përfshirë nga flakët në trup ndërsa ka shpëtuar falë ndërhyrjes nga disa punëtorë që ndodheshin në ambientet e brendshme të parkingut. Ata kanë shkuar menjëherë në ndihmë të dëmtuarit dhe pasi kanë shuar zjarrin, e kanë nisur të plagosurin për në Spitalin Ushtarak. Shërbimet e policisë së komisariatit nr.6, menjëherë pasi kanë marrë sinjalin mbi zjarrin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke ndihmuar fillimisht zjarrfikësit për shuarjen e flakëve. Zjarri ka vazhduar për më tepër se 20 minuta, ndërsa shërbimet e zjarrfikëseve e shuan atë pas përpjekjeve që zgjatën rreth një orë. Pas shuarjes së zjarrit, oficerë të seksionit të hetimit të vjedhjeve me armë dhe shkatërrimit të pronës, kanë mbërritur aty për të filluar hetimin dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Një dëshmitar i cili ndodhej në ambientet e brendshme të doganës, tha dje në mbrëmje për gazetën “Panorama”, se maunet që u dogjën, përkatësisht ai i markës “Volvo”, ishte në pronësi të “Shega Trans”, ndërsa mjeti tjetër i markës “RENAULT” me targa të Durrësit ishte në pronësi të një kompanie tjetër transporti. “Zjarri u shkaktua tek kamioni “Volvo”, kur pronari sapo merrte dokumentacionin e për të shkuar pranë zyrave doganore”, tha dëshmitari. I njëjti person, duke folur nga brenda parkingut shtoi se, sapo ra zjarri ka dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe plasje gomash. “Ervisi sapo dilte nga makina, u përfshi nga flakët dhe po i digjeshin rrobat. Disa nga punëtorët e parkingut, iu afruan me shpejtësi, ia shuan zjarrin dhe e nisën për në spital”, tregon dëshmitari. Maunja e kompanisë “Shega Trans”, ishte dëmtuar më shumë nga zjarri. Të dy maunet e dëmtuara sipas burimeve të doganës edhe policisë ishin të ngarkuara me një sasi të konsiderueshme kafeje e cila po importohej nga jashtë. Në mjetin e “Shega Trans”, gjurmët e zjarrit shkonin deri në gjysmën e kontejnerit, që ishte ngarkuar mbi kamion. Nga hetimet e para të kryera nga policia, ekspertët kriminalistë dhe të zjarrfikëseve, besohet se zjarri ka ardhur për shkak të një defekti në sistemin elektrik të mjetit e lokalizuar pranë baterisë. Zjarri sipas ekspertëve mund të jetë favorizuar edhe nga prania e depozitës së karburantit të mjetit që ndodhej jo shumë larg baterisë.