Ina Rama, hetim ish-prokurorit të Sarandës
TIRANE – Ish-shefi i Prokurorisë së Sarandës, prokurori Sali Hasa, pritet t’i nënshtrohet një procedimi disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme, pas një kontrolli të
ushtruar nga Ministria e Drejtësisë në institucionin e drejtuar prej tij deri pak kohë më parë. Raporti i Ministrisë së Drejtësisë thekson se në Prokurorinë e Sarandës ka pasur parregullsi të dukshme gjatë viteve të fundit lidhur me mënyrën si janë trajtuar çështjet penale të regjistruara në këtë institucion. Sipas raportit, problemet kryesore në Prokurorinë e Sarandës, kanë qenë rastet kur organi i akuzës ka kërkuar masa sigurimi jo në përputhje me ligjin dhe rrezikshmërinë e veprës penale, vendime të pabazuara për mosfillim hetimi lidhur me kallëzimet e bëra nga qytetarët dhe institucionet dhe probleme me afatet hetimore të çështjeve penale, si dhe me ekzekutimin e vendimeve penale. Pas raportit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ai i është dërguar në rrugë zyrtare edhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pasi ka marrë në dorëzim materialin, kryeprokurorja Ina Rama e dorëzoi atë dje në Drejtorinë e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky sektor i organit qendror të akuzës pritet të shqyrtojë raportin e kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë zhvilluar në Prokurorinë e Sarandës. Pas vlerësimit të raportit, Drejtoria e Inspektimit pritet të vendosë nëse do të verifikojë vetë çështjen në Prokurorinë e Sarandës, apo do të iniciojë direkt fillimin e procedimit disiplinor për ish-kryeprokurorin e Sarandës. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, shkeljet e konstatuara në Prokurorinë e Sarandës kanë qenë objekt i kritikave të bëra direkt nga kryeprokurorja Ina Rama pak ditë më parë, gjatë prezantimit të prokurorit të ri të rrethit, Alfred Agolli. Në këtë takim, Ina Rama ka kërkuar që tani e tutje të shmangen veprime të tilla në Prokurori si ato që Ministria e Drejtësisë ka konstatuar në Prokurorinë e Sarandës. Çështja e procedimeve disiplinore ndaj prokurorëve është diskutuar dje edhe në mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Ky organizëm është mbledhur dje në organin qendror të akuzës, për herë të parë pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të tij, prokurorët Përparim Kulluri dhe Olsian Çela. t.s