Falsifikoi një çertifikatë, arrestohet nga policia e Rinasit
06/06/2005 TIRANË- Kishte falsifikuar çertifikatën për të shkuar jashtë shtetit nga Rinasi, dhe policia e Aeroportit e vë në pranga. Sipas burimeve policore, me datë 05.06.2005, nga Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomiko-Financiar, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Andrea Leka, 37-vjeç, lindur e banues në Patos të Fierit, i padënuar më parë. Shtetasi, sipas policisë, është bllokuar nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi kishte në përdorim një çerifikatë të falsifikuar në emër të një personi tjetër, vepër penale e parashikuar nga neni 189/1 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.