E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikoi pasaportën, pranga 44-vjeçarit

Një 44-vjeçar arrestohet për përdorim pasaporte të falsifikuar. Angjelin Bala, lindur në Pukë dhe banues në Lezhë, është arrestuar në flagrancë nga blutë e kufirit të Durrësit, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare të komisariatit të policisë së portit detar, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme. Ai ka paraqitur pranë autoriteteve të kontrollit një pasaportë jugosllave në emër të shtetasit Arben Gjonaj, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pasaporta, ndërsa hetimet për të zbardhur nëse është konsumuar vepra penale e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave a vizave do të kryhen nga prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›