E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, parrulla antigreke në shkollë

Disa nxenes të shkollës 'Hasan Tahsini', në Sarandë, në fasadat e shkollës kanë shkruar parrulla me permbajtje antigreke.Veprimet kanë shkaktuar reagimin e policisë se qytetit, e cila ka shtuar masat për ruajtjen e objekteve dhe territoret e institucioneve arsimore. Masat u morën dy ditë pasi ishin shkruar parrullat me përmbatje të theksuar antigreke.

Drejtori i këtij gjimnazi 'Apostol Nika', pohon se u është drejtuar organeve blu për të gjetur përgjegjësit. Ai tha se drejtuesit e shkolles i denojne ashper akte të tilla.

Policia thote se grupi i gatshëm i bluve së Sarandës në bashkëpunim me 3 inspektorë të rendit nëpër lagje ushtron çdo 2 orë kontroll dhe mban nën mbikëqyrje shkollat gjatë kohës normale të zhvillimit të mesimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›