Kreditë e këqija, borxhli në bankë edhe një deputet për një makinë luksoze
Gjykata e Tiranës i ka kërkuar Përmbarimit të verifikojë pasuritë e Hajrulla Paturrit. Sipas vendimit, deputetit duhet ti sekuestrohet një pasuri prej 20 mijë eurosh
Laureta Rryçi
Tiranë - Vorbulla e kredive të këqija ka përfshirë edhe persona publikë. Kriza globale po prek të gjitha shtresat, pavarësisht pozicioneve që kanë apo bizneseve që përfaqësojnë. Njëri prej tyre është dhe deputeti Hajrulla Paturri. Ky i fundit, sipas një padie të depozituar në Gjykatën e Tiranës, duket se ka pasur probleme me një nga bankat e nivelit të dytë që operon në Shqipëri. Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranës pohuan dje për gazetën “Albania” se vetëm pak kohë më parë “Alpha-Bank” depozitoi një padi civile për deputetin Paturri. Pretendimet e bankës ishin se Paturri i detyrohej një shumë rreth 20 mijë eurosh. Sipas bankës, Paturri nuk kishte respektuar afatet duke mos u përballur me detyrimin financiar që kishte ndaj saj. Ashtu siç ndodh në të tilla raste, bankat i drejtohen gjykatës për të rimarrë kredinë e dhënë.
Kërkesa
Sipas padisë së depozituar në Gjykatë thuhet se “Alpha Bank – Albania” ka nënshkruar kontratën për kufi kredie shumëqëllimor nr. 4406, datë 24.06.2008, me kredimarrësin Hajrullah Paturri. Nëpërmjet kësaj kontrate (e cila quhet kontratë bazë) ajo i çel kredimarrësit kufirin e kredisë në shumën prej 18,300.00 euro dhe 100 mijë lekë, i cili shpërndahet për t’u përdorur në financime të ndryshme. Kontrata mësohet se është lidhur për një afat të pacaktuar dhe është pasuar nga kontrata e huas si kontratë shtesë me nr. 4406/1, datë 24.06.2008. Sipas kësaj kontrate shtesë kufiri i kredisë është përdorur: shuma prej 18.300 eurosh për blerje makine dhe afati për të cilin jepet kjo hua është afat 5-vjeçar dhe shlyerja e saj dhe e interesave përkatëse duhet të bëhej me pagesa mujore, përllogaritja e së cilës është përcaktuar në një nga nenet e kontratës shtesë që ka bërë banka me Paturrin. Nga vërtetimi me nr. 2646 i lëshuar nga banka rezulton se kredimarrësi nuk ka shlyer, nuk ka paguar këstet e radhës sipas përcaktimeve të bëra në kontratë.
Vendimi
Gjykata e Tiranës e ka gjykuar të drejtë kërkesën e bankës dhe ka vendosur që t’i dërgojë Përmbarimit shkresën për ekzekutimin e kësaj kërkese. Të tilla vendime nuk të japin të drejtën për t’u ankuar, kështu që Paturrit tanimë i duhet të përballet me pasojat e këtij vendimi. E thënë ndryshe, përmbaruesit fillimisht do të verifikojnë për pasuritë që rezultojnë në emrin e deputetit dhe më pas do të lëshojnë urdhrin për sekuestro në vlerën e shumës që i detyrohet bankës. Kjo padi është mes qindra padish të tjera në Gjykatën e Tiranës. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2009 janë regjistruar më shumë se 2 mijë padi të tilla për kreditë të këqija.
Ekstradohet nga Greqia i kërkuari Jorgo Tollozhina, akuzohet për vjedhje me armë
Korçë - Është ekstraduar dje nga Interpol Tirana prej shtetit grek, ku fshihej prej disa vitesh, i kërkuari nga Policia shqiptare, 31-vjeçari Jorgo Pollozhina, lindur dhe banues në fshatin Buçimas të Pogradecit. Sipas të dhënave për gazetën “Albania”, ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e policisë pasi Gjykata e Pogradecit, me Vendimin nr. 33 të ndërmarrë në datën 06.05.2004, e ka dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie, për veprën penale të “vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 140 dhe 27 të Kodit Penal, vepër e ndodhur në datën 08.06.1998 në Qafë-Thanë të rrethit Pogradec.
1 Qershor 2009