Falsifikonte dokumente, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, u realizua me sukses operacioni “Ora e mbrëmjes”, që vuri në pranga shtetasin Artur Demin. Pas kontrolleve të kryera u sekuestruan një sërë dokumentesh zyrtare dhe mjetet për falsifikimin e tyre.
I arrestuari u kap nga uniformat blu, në afërsi të banesës së tij, në lagjen “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Nga kontrollet e kryera rezultoi se ai kishte në zotërim 2 copë certifikata të paplotësuara, të vulosura me vulën e njësisë bashkiake nr. 3. Policia më pas është drejtuar për në banesën e tij për të kryer një kontroll të imtësishëm.
Aty, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sërë dokumentesh zyrtare të falsifikuara. Për më tepër 37-vjeçarit iu sekuestruan edhe mjetet me të cilat ai arrinte që të bënte këto falsifikime. Kështu, në banesën e Demit u gjendën 20 copë vula të institucioneve të ndryshme shtetërore. Me to ai arrinte që të lëshonte dokumente false të institucioneve, si vula të zyrave të gjendjeve civile, të minibashkive të Tiranës, Gjykatës së Rrethit Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Tiranë, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe institucioneve të tjera të rëndësishme.
Policia tha se në shtëpinë e të ndaluarit u gjendën edhe certifikata të ndryshme të falsifikuara, vërtetime të degës së mobilizimit ushtarak, 20 dëshmi për drejtimin e automjeteve, 10 copë leje drejtimi ndërkombëtare, e dokumente të tjera të falsifikuara. Arrestimi i 37-vjeçarit u arrit pas një hetimi intensiv me metodat speciale, duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjithashtu u dokumentua tërësisht se të gjitha vulat dhe dokumentet e sekuestruara janë të falsifikuara. I arrestuari akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, “falsifikim i akteve të gjendjes civile”, “prodhim i mjeteve për falsifikim”, “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”. Megjithatë, sipas policisë ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Kështu, nga ana e prokurorisë dhe specialistëve të këtij seksioni, vazhdon hetimi për zbardhjen e kësaj veprimtarie apo identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.
Mjetet e sekuestruara
20 copë vula të institucioneve të ndryshme shtetërore:
Vula të zyrave të gjendjeve civile nr. 1, 2, 3, 6, 7 dhe 10 të minibashkive Tiranë,
Gjykatës së Rrethit Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Tiranë, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtoria Rajonale Transportit Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dega e Tatimeve Tiranë, komunës Dajt, rep. ushtarak nr. 1810 Burrel.
100 copë certifikata të minibashkive nr. 1, 2, 3, 6, 7, dhe 10, Tiranë dhe Bashkisë
Ersekë.
20 copë dëshmi për drejtimin e automjeteve.
10 copë leje drejtimi ndërkombëtare.
150 pulla taksash certifikatash (50-lekëshe).
Një pasaportë çeke e cila ishte e plotësuar në emër të një shtetasi tjetër.
100 copë vërtetime të minibashkive nr. 1, 2, 3, 6, 7 dhe 10 Tiranë.
10 copë vërtetime të degës së mobilizimit ushtarak Tiranë.