E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikuan eurot, pranga adoleshentëve

 

VLORË- Kanë falsifikuar monedha euro tre muaj më parë, por blerjet e bëra i kanë zbuluar. Blerja e një celulari i ka identifikuar tre adoleshentë nga Vlora, të cilët pasi kanë mundur të kopjojnë në mënyrë thuajse origjinale eurot, i kanë servirur ato në këmbim të një celulari. Policia e Vlorës bën me dije vetëm inicialet e tyre për shkak të moshës së mitur. S. P, 17 vjeç, O. C, 16 vjeç dhe A. M 17 vjeç. Tre muaj më parë, një nga adoleshentët kishte përdorur dy kartëmonedha 100 euro false. Ato i kishin falsifikuar nëpërmjet skanimit dhe përpunimit në kompjuter të një kartëmonedhe origjinale. Vjen për gjueti, i bllokohen armët

VLORË- Një shtetas italian ka tentuar të kalojë me municione në pikën kufitare të portit të Vlorës, por është bllokuar nga një kontroll i policisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites kur 50- vjeçari Guerieri ka zbritur me një automjet dhe nga kontrolli ka rezultuar që në automjet të kishte edhe një karabinë dhe 200 fishekë. Efektivët e kufirit dhe doganës i kanë kërkuar shtetasit lejen për armën dhe fishekët që posedonte, por i huaji nuk ka pasur asnjë dokumentacion të tillë. Ai ka shpjeguar se do t’i përdorte këto për gjueti në Shqipëri. Por rregullorja përcakton që gjithë shtetasit e huaj që vijnë për gjueti në territorin tonë, duhet të marrin leje paraprake në drejtorinë e rendit dhe sigurisë publike. Për këtë arsye e gjithë sasia e fishekëve dhe arma janë bllokuar në pikën kufitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›