E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, i rrëshqet arma, vetëvritet 45- vjeçari

Hamid Karaj kishte pirë alkool dhe në momentin e ngjarjes po kontrollonte një parcelë me hashash në pronësi të tij

KRUJË- Një person është gjendur i vrarë në një gardh ndarës mes parcelave në zonën e Cullisë në Krujë. Banorët që kanë qenë duke dalë për punët e ditës e kanë ndeshur kufomën e gjakosur dhekanë konstatuar se viktima e gjetur ishte bashkëfshatari i tyre, 45- vjeçari Hamid Karaj. Pranë tij ndodhej arma e krimit, një automatik tip kallashnikov. Por hetimi i mëtejshëm i ngjarjes ka nxjerrë në skenë se në këtë rast kemi të bëjmë me një vetëvrasje nga pakujdesia. Arma është shkrepur pa dashje duke goditur të zotin e saj.

Eksperti mjeko- ligjor ka konstatuar se viktima kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli dhe të dhënat e grumbulluara kanë rezultuar se viktima kishte qenë për darkë tek kunati i tij. Hetuesit kanë marrë në pyetje kunatin, i cili e ka vërtetuar faktin se kishin pirë deri në orët e vona të natës. Interes ka paraqitur për ekspertët gjetja pranë viktimës e një automatiku dhe një pistolete. Nga këqyrja e vendngjarjes ka rezultuar se viktima ishte vrarë pikërisht nga automatiku që ndodhej pranë tij. Në krehrin e tij mungonte vetëm një fishek dhe vetë viktima kishte humbur jetën si rrjedhojë e një goditjeje të vetme me plumbin e kësaj arme. Hetuesit fillimisht kanë menduar se arma mund të ishte lënë në vendngjarje për të humbur gjurmët,por më vonë, duke analizuar këndin e hyrjes së plumbit në trup me afërsinë e marrjes së plagës vrasëse, është arritur në konkluzionin se armakishte realizuar një qitje të pavullnetshme, e cila kishte rezultuar vdekjeprurëse për Hamid Karajin. Ekspertët e policisë konstatuan gjithashtu se vdekja e tij kishte ndodhur pikërisht në cepin e një parcele të mbjellë me hashash që i përkiste pikërisht viktimës. Parcela kishte rreth 270 rrënjë bimë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›