E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Gaskoinj; Pijanec i ati, pijanece edhe e bija

Bianka Gaskoinj, vajza e adoputar e ish-futbollistit të njohur anglez, Pol Gaskoinj, u arrestua nën akuzën se kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur. 20-vjecarja, e cila po kthehej nga një festë e ish-gruas së Pol Gasklinj, ishte duke shoqëruar të fejuarin e saj në bordin e një Mercedesi SLk kur u përfshi në një aksident rrugor. Bianka, e cila humbi përkohësisht vetëdijen, u transportua me një ambulancë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por kontrolli mjekësor zbuloi se ajo kishte marrë dyfishin e përqindjes alkoolike sesa e lejonte liti. Vajza e re, e cila u lirua me kusht, pritet t'i nënshtrohet një gjykimi më 30 tetor. Edhe i ati i saj jonatural, Pol, ka qenë shpesh abuzues i alkoolit dhe duket se ka marrë zakonet e tij. Pol Gaskoinj ka kaluar një sërë problemesh me alkoolin dhe është trajtuar në një klinikë të specializuar në Arizona të Shteteve të Bashkuara.
Viktoria Bekam me gjoksin më të keq
Jo të gjitha janë "Miss Toples" dhe jo të gjitha mund të veshin një dekolte për të treguar bukurinë e gjoksit të tyre. Në Amerikë është bërë një klasifikim për gjoksin më të shëmtuar të ribërë dhe suksesi nuk i përket askujt tjetër përvecse Viktoria Bekam, e cila, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, është konsideruar nga kirurgu estetik amerikan Patrik Maluci si gruaja me gjoksin më të shëmtuar të ribërë. Maluci do ta prezantojë rezultatin e kërkimeve të tij në një kongres botëror të kirurgjisë plastike në Londër. Kirurgu, i cili kishte kaluar muaj të tërë duke vëzhguar me kujdes fotot e qindra yjeve, kishte dalë në përfundimin se "gjoksi i Viktorias ishte më pak natyral dhe më pak i përshtatur me trupin". Dekolteja e "Posh" është shumë më e fryrë në pjesët sipërore sesa në pjesët e poshtme. "Ekzistojnë proporcione të sakta në një gji dhe duhen respektuar", - pohoi mjeku Maluci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›