E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinsman: “Jam i uritur për punë”

Jurgen Klinsman tha se është i gatshëm për një sfidë të re si trajner, pas pushimit njëvjecar kur gjermani dha dorëheqjen nga Kombëtarja e vendit të tij pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Futbollit, ku Gjermania e drejtuar nga ish-sulmuesi i Bajernit të Munihut zuri vendin e tretë. Tani ai ndien se është koha e duhur për t'iu rikthyer lojës së bukur. "Unë jam gati për sfidën time të re", - tha ish-sulmuesi i Totenhemit. "Unë jam i paduruar për të shkuar në fushën e futbollit. Kështu, nëse mundësia e duhur do të më jepet për të punuar me njerëzit e duhur, në drejtimin e duhur dhe me qëllimet e duhura, unë do të rikthehem". Shumë spekuluan se ai do të pranonte punën si trajner i Totenhemit, kur ai aktual Martin Jol është nën presion të madh. Klisman, i cili shënoi 232 gola gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist me klubet, është golashënuesi i dytë më i mirë me Kombëtaren gjermane, ku shënoi 47 gola në 108 ndeshje. Përvec Totenhemit, shkruan goal.com, edhe Interi mund të interesohet për shërbimet e tij, por nga ana tjetër duhet kujtuar se ai nuk ka drejtuar kurrë një klub futbolli edhe pse drejtoi Kombëtaren gjermane duke vendosur një emër të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›