Venger: “Arsenali synon Ligën e Kampioneve”

Arsen Venger insiston se "djemtë e rinj" të Arsenalit mund të fitojnë gjatë këtij sezoni si Premier Ligën ashtu dhe Ligën e Kampioneve. Edhe pse shitën Tieri Henrinë te Barcelona gjatë kësaj vere, "Topcinjtë" janë në krye të Ligës angleze, duke shënuar 15 gola në gjashtë takimet e tyre të para. Trajneri francez pohoi se ekipi i tij është i aftë të dominojë në Angli dhe jashtë saj: "Shpresat e mia për të ardhmen në këtë ekip të ri dhe rritjen e tyre të përbashkët përmbushin ambicionet e mia për t'u bërë më të mirët në Angli", - tha Venger. "Ne mund të fitojmë sërish Premier Ligën dhe ne e dimë se mund të fitojmë në Europë pasi ne kemi qenë tashmë në finalet e Ligës së Kampioneve. Në fakt, ambicia ime është të fitoj sa më shpejt të jetë e mundur". Francezi i "Topcinjve" tregon edhe vështirësitë e para: "Në patëm disa vështirësi gjatë përshtatjes me stadiumin e ri, por gjithcka është pjesë e procesit të rritjes. Ne po përjetojmë dicka të jashtëzakonshme, por kemi pasur edhe momente të vështira. Ne treguam një mentalitet të fuqishëm të ekipit dhe ne do ta ruajmë këtë motivim deri në fund të sezonit. Unë jam krenar që bëj pjesë në futbollin më të admiruar në botë", - përfundoi trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.