E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, “ari” i Barçës

Qysh prej fillimit të verës, ka pasur shumë diskutime e debate për "Katër fantastikët e Barcës". Por për momentin fantastik, publiku i "Kamp Nout" nuk ka parë askënd tjetër, por vetëm Lionel Mesin. Samuel Eto'o është jashtë loje për shkak të dëmtimit edhe për dy muaj të tjerë, Ronaldinjo nuk po shfaq asgjë të jashtëzakonshme dhe është në nivel mesatar, ndërsa Tieri Henri, megjithë dëshirën e tij, nuk është më ai që kemi parë të gjithë te Arsenali. Revista e njohur franceze "France Football" ka marrë në analizë "Katër fantastikët". "Fatmirësisht për Barcelonën, Lionel Mesi është në formë të shkëlqyer. Pasi dërrmoi Lionin në Ligën e Kampioneve, Leo ia arriti të ndihmojë ekipin në fitoren e cmuar kundër Seviljes në kampionatin spanjoll, duke shënuar dy gola dhe duke bërë të harrohej ai fillim "përtac" i katalanasve. Argjentinasi i vogël, i cili përditë e më shumë krahasohet me Diego Maradonën, është shndërruar në moshën 20 vjec në një nga futbollistët më të cmuar e më popullorë të planetit të futbollit. Argjentina beson te ai për të ngritur Kupën e Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, pasi më parë ai ka ngritur Kupën në Kampionatin Botëror të të rinjve në vitin 2005. Barca e mban si një nga lojtarët më emblematikë të saj dhe Mesi është i aftë të elektrizojë tifozët më "Kamp Nou". Me gjatësinë prej 169 centimetra, argjentinasi i vogël e di se një e ardhme e bukur e pret. Pa dyshim shumë larg nga qyteti i tij i lindjes në Rozario, ku luajti edhe ndeshjet e tij të para si futbollist me fanellën e Neuell's Old Boys. Viktimë e një dëmtimi, Leo, që ishte i gjatë 111 centimetra në moshën 10 vjec, la Argjentinën në fillim të viteve 2000 për t'u trajtuar në mënyrë speciale për të rritur gjatësinë. Mesi ka arritur disa suksese: 16 vjec luan në ekipin e parë; 17 vjec shënon golin e parë në Ligë dhe 18 vjec shndërrohet në një yll duke djegur cdo etapë. Bluza e tij me numër 19 është bërë një minierë ari për klubin e tij. Golat e tij e lejojnë Mesin e vogël të jetë pjesë e "fantastikëve".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›