E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hafizi, ilaçi që do të shërojë Tiranën

Nga Sokol Paja
Astrit Hafizi ka filluar dje premierën e tij bardhë e blu me ekipin kampion të Tiranës. Në prezantimin e tij të parë me ekipin trajneri Hafizi ka thënë se të gjithë do të luftojmë që të marrim maksimumin dhe të realizojmë objektivat e vëna që në fillim të kampionatit nga donatorët e tiranë. Përpara se të fillonte prezantimi disa lojtarë bardhe e blu ironizonin me mediat duke thënë se " pas një jave do të jeni për prezantimin e trajnerit tjetër, kështu u pa kjo punë këtë vit. Shyqyr që edhe ju do të keni lajme" kanë thënë disa lojtarë ish-mbështetës të trajnerit të larguar. Ish-trajneri I kombëtares dhe Vllaznisë së shkodrës ka nënshkruar një kontratë me ekipuin kryeqytetas deri në fund të këtij sezoni. Që në fljalët e para Hafizi tha se ekipi që po merr të drejtojë është në një gjendje të rënduar ku në katër javë kampionat ka marrë bvetëm tri pikë. Hafizi ka deklaruar se ka shumë besim tek djemtë që drejton dhe se kthesa do të vijë shumë shpejt madhje që në javën e parë të premierës së tij përballë Besës. Unë ka thënë Trajneri Hafizi " nëse nuk arrij rezultatet që kërkon presidenca dhe e shoh se nuk jam me skuadrën në rrugën e duhur do të largohem vetë. Në prezantimin e Hafizit mungonte donatori I katërt I Tiranës Ppauli gjë që dëshmon se tek ekipi I Tiranës nuk ka akoma atë përputhjen ideale mes donatorëve. Professor e merrni ekipin në një gjendje të vështirë, keni besim se do ia dilni mbanë? Kur unë mora përgjegjësinë për të drejtuar ekipin e Tiranës e dija gjendje e ekipit dhe pranova që ta marr përsëpirër këtë detyrë. Unë kam besim se do t'I arrimjë që ta kalojmë këtë moment të keq dhe e them me plot bindje se edhe me besimin që kam tek djemtë dhe angazhimin e të gjithëve do të bëjmë shumë shpejt kthesën, madje që në takimn e kësaj jave me Kavajën. Keni frikë se do të keni fatin e Starovës në rast mungese të rezultateve? Edhe rezultatet jot ë larta janë pjesë e lojës dhe e jetës në një ekipi por unë do të punoj për arritjen e rezultateve sa më të larta, por nëse nuk arrij që të përmbush dhe të arrij rezultatet e kërkuara, pastaj edhe sjkarkimi është pjesë e jetës futbollistike në ekipi. Nëse nuk arrijmë objektivat do të largohem pasi kjo vebdoset që në fillim dhe nuk ka pse të habitemi asnjë. Nëse nuk ka rezultat cdo trajner duhet të shikojë vebndion e tij, dhe nuk kam problem të shkarkohem nëse nuk jap më të mirën. Jeni nëntë pikë larg rivalëve Dinamo e Partizani, mendoni se Tirana ka humbur luftën për titull? Cilat janë objektivat tuaja? Tirana do të vazhdojë që të luftojë për titullin kampion dhe ky është kushti I vënë nga presidenca e ekipit. Edhe pse nuk jemi në momentin tonë më të mirë ne përsëri nuk do të ndalemi dhe do të luftojmë që të arrijmë objektivat e vëna nga donatorët. Lufta për titull është e hapur ende, kampinati sapo ka filluar, ka edhe shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk besoj se jemi larguar nga lufta për titull qëë tani. Ne jemi ekip pretebndet dhe këtë do ta dëshmojnë që në takimin me Besën të shtunën, ku kam besim se skuadra do të reagojë dhe do ta kalojmë pozitivisht këtë sfidë shumë të rëndësishme për ecurinë e ekipi të Tiranës. Si e parashikoni ndeshjen me Besën? Ndeshja ime e parë si trajner I Tiranës më përball me një ekip shumë të vështirë, dhe do të kërkoj që në premierën time të debudoj me fitore. Kemi përballë një kundërsjatr pretendetn për titull dhe të fortën pasi do të luajmë jashtë, por kjo nuk na tremb që të mos mobilizohemi që të marrim një rezultat pozitiv, pasi vetëm me fitore arrihen objektivat tona që janë ato të vëna që në fillim të kampionatit nga donatorët, titulli dhe Kupa e Republikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›