Familja Osmani, tre të afërm pësojnë goditje kardiake
Tre pjesëtarë të familjes Osmani pësojnë goditje kardiake, në momentin e hyrjes në banesë të arkivoleve me trupat e pajetë të familjarëve. Gjatë shoqërimit të arkivoleve familjarët nuk e kanë duruar dot tronditjen që shkaktoi humbja e familjarëve, të cilët nuk do t’i shohin më. Personeli mjekësor, që ka qenë i pranishëm në banesën e familjes Osmani, u ka ardhur në ndihmë të menjëhershme për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër. Shoku që ka pushtuar familjet e prekura nga humbja e familjarëve ka bërë që situata të mos kapërcehet pa ndihmën e bluzave të bardha.
7 Mars 2008