E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mbijetuari Sinani: “Pronari nguli këmbë të hipnim të gjithë në varkë”

I vetmi mashkull i mbijetuar i tragjedisë, në intervistën e vetme që ka dhënë për “Vizion +”, ka zbardhur itinerarin e momenteve që sollën dhe pasuan tragjedinë e ndodhur në liqenin e Farkës. Beqir Sinani është shprehur se ka qenë këmbëngulja e pronarit të lokalit, drejtues i barkës, për të hipur të gjithë njëherësh në varkë për t’u transportuar. Ai ka deklaruar se kishte pasur synimin të shpëtonte dy binjakët e vegjël, por nuk ka mundur për shkak të rrethanave tejet të disfavorshme të krijuara pas përmbysjes së barkës.
A mund të na e përshkruani si ndodhi tragjedia?
Ndenjëm të gjithë deri në mesnatë, u kënaqëm. Kur po dilnim, pronari i lokalit na futi të gjithë në një skaf. Unë i thashë: “Bëj dy rrugë sikurse bëre kur erdhëm këtu”. Ai na tha pastaj: “Hajde uluni se kam marrë edhe herë të tjera njerëz kështu”.
Sa veta ishit gjithsej?
Tetëmbëdhjetë veta ishim gjithsej. Me gjithë pronarin e lokalit, bëheshin nëntëmbëdhjetë.
Kur filloi varka të merrte ujë?
Ka marrë ujë kur ne kemi qenë në mes të liqenit. Punë sekondash ishte. Thirrëm për ndihmë dhe pas gjysmë ore erdhi dhe policia.
Cilat kanë qenë përpjekjet tuaja dhe të personave përreth për të shpëtuar?
Unë për veten time u hodha dy herë për të shpëtuar dy kalamajtë e vegjël, dy nipçet. Ishte e pamundur.
Përveç jush, kush tjetër ka shpëtuar?
Unë dhe dy goca.
Po ato si mundën të shpëtonin?
Kur erdhi goca e pronarit të lokalit me varkë, ato mundën të hipnin sepse vetëm ato të dyja kishin mundur të rezistonin deri në atë moment.

Marrë nga “Vizion plus”

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›