Zbardhet plani i Ministrisë së Drejtësisë, ja gjykatat që do të inspektohen
Drejtoria e Inspektimit përcakton gjykatat dhe afatet për raportin. Gjyqtarët dhe dosjet që do të kalojnë gjatë këtij viti në “sitë”
Laureta Rryçi
Tiranë - Zbardhet plani njëvjeçar i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë për inspektimin e gjykatave. Gazeta “Albania” ka arritur të sigurojë planin e plotë që drejtuesit e kësaj drejtorie e kanë vënë në dijeni ministrin, Enkelejd Alibeaj mbi punën njëvjeçare që i pret. Burime pranë kësaj ministrie shpjeguan se ministri Alibeaj u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të Ministrisë t’i paraqesin planin e punës që kanë ndërmend të zbatojnë gjatë gjithë këtij viti. Drejtoria e Inspektimit ka përcaktuar gjykatat që do të inspektohen këtë vit, arsyet përse do të dërgohen inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë si dhe afatet që u janë lënë për përgatitjen e raporteve përfundimtare. Katër muajt e parë kanë kaluar dhe mësojmë se inspektorët e kanë kryer inspektimin e parë. Ata i ndajnë vetëm pak ditë nga përfundimi i raportit përfundimtar për këtë inspektim, që u realizua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Deri tani kjo ministri ka bërë publike një pjesë të abuzime që u gjetën pa përmendur për momentin emra konkretë të gjyqtarëve që pretendohet nga inspektorët se kanë abuzuar.
Plani
Gjatë këtij viti do të kalojnë në “sitën” e Ministrisë së Drejtësisë një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh. Drejtoria e Inspektimit në këtë ministri ka përcaktuar tashmë numrin e gjykatave që do të monitorohen përgjatë 2008-s. Sipas kësaj drejtorie, në afate të ndryshme kohore do të inspektohen të dyja Gjykatat, e Korçës dhe Gjirokastrës. Gjithashtu, inspektime pritet të bëhen dhe në Gjykatat e Elbasanit, Fierit, Durrësit dhe Tiranës. Kryesisht inspektimet janë përcaktuar të zgjasin disa ditë, duke lënë më pas pak më shumë se dy javë për të përfunduar raportin përfundimtar. Pas kësaj ministri do të njihet me raportin dhe, nëse do të ketë abuzime, ka të drejtë t’i propozojë KLD-së masa ndëshkuese për të gjithë gjyqtarët që mendohet se kanë abuzuar.
Inspektimi
Inspektimi i parë pritet të mbarojë sipas afateve që janë përcaktuar në datën 20 maj të këtij viti. Ky inspektim është realizuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ministria e Drejtësisë
ka bërë publike se 12 gjyqtarë të kësaj gjykate kanë zvarritur shpalljen e vendimeve gjyqësore duke cenuar procesin e gjykimit dhe dëmtuar qytetarët. Informacionet e marra nga kryesekretarja e kësaj gjykate, kanë treguar se shpalljet e vendimeve gjyqësore bëhen pas 7 muaj e 23 ditësh nga marrja e vendimit. Pas kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një raport përfundimtar. Inspektimi ka evidentuar faktin se një numër i madh dosjesh janë dorëzuar minimalisht në një afat kohor mbi dy muaj nga dhënia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhënia e vendimit. Raporti evidenton se vonesat në dorëzimin e dosjeve kanë sjellë pasoja për të gjitha palët ndërgjyqësore, pasi n.q.s njëra palë kërkon të ekzekutojë vendimin, pala tjetër kërkon të bëjë rekurs për në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila, në bazë të nenit 476 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të depozitohet në një afat prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve. Sipas inspektorëve, në këto kushte, gjyqtarët kanë shkelur të drejtën e palëve për gjykim brenda afatit të arsyeshëm ligjor, duke lejuar tejzgjatje të procesit dhe mosrealizim të të drejtave të tyre themelore në kohë. Raporti u është dërguar 12 gjyqtarëve të kësaj gjykate për të paraqitur observacionet dhe mbas përfundimit të këtij procesi Ministri i Drejtësisë do të vlerësojë nisjen e procedimeve disiplinore për rastet e sipërpërmendura në bazë të detyrimeve ligjore të përcaktuar nga Ligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor".
1. Objektivi
Inspektim tematik në Gjykatën e Apelit Tiranë
Masa dhe veprime të planifikuara
Përgatitje e urdhrit, planit të punës dhe metodologjia e kryerjes së kontrollit
Produkti
Material i përgatitur në formë libri
Afati
17 mars-17 prill 2008-04-30
Afati i Përgatitjes së raportit
Brenda datës 28 maj 2008
2. Objektivi
Inspektim tematik në Gjykatën e Apelit Korçës
Masa dhe veprime të planifikuara
Përgatitja e urdhrit për ushtrimin e inspektimit.
Mbledhje e materialeve, hartimi paraprak i raportit, përpunim raporti
Produkti
Material i përgatitur në formë Libri
Afati
10-30 qershor 2008-04-30
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 15 korrik 2008
3. Objektivi
Inspektim tematik gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
Masa dhe veprime të planifikuara
Përgatitje e urdhrit mbi ushtrimin e inspektimit. Mbledhje e materialeve, hartimi paraprak i raportit, përpunim raporti
Produkti
Material i përgatitur në formë Libri
Afati
10-30 qershor
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 15 korrik 2008
4. Objektivi
Inspektim tematik në Gjykatën e Apelit Gjirokastër

3-20 shtator
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 30 shtator 2008
5. Objektivi
Inspektim tematik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

6. Objektivi
Inspektim tematik për gjykimet me objekt rivendosje ne afat për çështje penale e civile në gjykatat e rretheve Tiranë Durrës, Fier e Elbasan

1-15 nëntor
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 30 nëntor 2008
Box
Spahiu prezanton kryetaren e Gjykatës së Korçës
Tiranë - Gjykata e Apelit në Korçë do të drejtohet nga juristja Entela Prifti, e cila zëvendësoi në këtë detyrë gjykatësin Stavri Kallço. Kryetarja e re e Gjykatës së Apelit në Korçë u prezantua dje nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili në fjalën e tij nënvizoi se "KLD ka nxjerrë një vendim për inspektimin e punës në gjykata me qëllim që kryetarët të mos e shohin karrigen e tyre të sigurt deri në ditën e fundit të mandatit". Ai shtoi se "katër vjet në mandat do të thotë katër vjet nën kontroll, katër vjet monitorim. Në momentin që thyhet kontrata shkelen të gjitha detyrimet e funksionit të drejtuesit të gjykatës". Spahiu paralajmëroi se "nëse cenohet dhe ka shkelje të kontratës do të ketë ndërprerje të mandatit. "Në rast të kundërt do të kërkojmë që të zgjatet mandati edhe katër vjet të tjera", cilësoi ai. Kryetarja e Gjykatës së Apelit, Entela Prifti, tha se "do të përpiqem që ky institucion të punojë me parametra të rinj për të justifikuar punën e saj”.
1 Maj 2008