Familja, prioriteti dhe çelësi i suksesit tim

14/03/2005 Eshtë shfaqur me sukses, në skenën e Teatrit Kombëtar, premiera e komedisë "Magjia e verës së kuqe", me adaptim dhe regji të Mehmet Xhelilit. Një komedi, e cila solli para publikut kryeqytetas një nga problemet më të mprehta të epokës sonë, korrupsionin. Një problemi akut jo vetëm i jetës politike, por edhe i vetë shoqërisë shqiptare të ditëve tona
Agim Hushi
Tenori Agim Hushi, që me talentin e tij shokoi skenat e Sidnei-t, të Kuala Lampurit, Singaporit, e Budapestit, nuk mund të harrojë kurrë vendin e vet dhe fillesat e tij. Pavarësisht se është cilësuar si zbulim, me një zë botëror, që mund të renditet ndër më të mirët në botë, ai mbetet një modest i pandreqshëm. "Pas Agim Hushit është një fenomen. Me lejoni të shpjegoj se fjala fenomen, nuk lidhet direkt me mua, pasi unë jam vetëm një shembull, për të cilin Shqipëria ka shumë nevojë. Kjo, jo në suazën e një tenori më shumë, apo se bota ka ngelur në një tenor si unë. Ajo ç'ka është më e rëndësishmja, nuk është universi i suksesit të një individi me sakrificat e tij, por suksesi i dhjetra shqiptarëve të talentuar, të cilët po thyejnë imazhin e shqiptarit të lidhur me krimin dhe po nxjerrin në pah vlerat e vërteta të këtij kombi. Dhe besoj se ky është fenomeni, që duhet të përçojmë gjithnjë e më shumë, pasi nderohen jo individët, por i gjithë kombi ynë", thotë Hushi për "Metropol". Ai ndjehet i revoltuar nga "rrethimi" i ri që po përjeton vendi dhe shqiptarët, rrethim i dizinformimit dhe keqdashjes kundrejt Shqipërisë. "Eshtë për të ardhur keq, kur shikon indifrencën e shtetit shqiptar, për promovimin e vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve kundrejt burokratëve evropianë, të cilët as nuk mund të imagjinojnë ferrin shqiptar të 50 viteve të diktaturës, por e lenë në dorë të spontanitetit dhe individëve të veçantë, por që nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë politikën", thotë Hushi. Kanë kaluar shumë vite por ai nuk harron ata që hapën rrugën e vështirë dhe të magjishme të operas, si çiftin Mula, Alfred Uçi, Rozmari Jorganxhi, Marije Kraja, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimin, etj., por sidomos Mustafa Krantjen, që zbuloi talentin e tij. Padyshim, që ai nuk mund të flasë për sukseset e tij, pa iu referuar mbështetjes së miqve të tij më të mirë, bashkëshortes dhe djalit të tij, "paçka se ata kanë qenë të detyruar të jetojnë për një kohë të gjatë pa mua". "Ndoshta, për mua kanë qenë hapa përpara në karrierën artistike, por për gruan apo djalin tim, i cili është rritur gati pa baba, ka qenë e vështirë. Por ajo ç'ka i ka bërë gjërat më të lehta për mua, është mbështetja e bashkëshortes sime, pa suportin e përkushtimin e së cilës, nuk e di se ç'do të kisha bërë, pasi prioriteti im kryesor është dhe do të jetë familja, pasi edhe çelsi i suksesit në çdo karrierë, është familja e shëndoshë", pohon tenori Hushi. Së shpejti, ai do të interpretojë, pas 12 vitesh, në skenën e TKOB-së, në superproduksionin "Turandot" dhe ndjehet shumë i lumtur që dikush u kujtua për të, ndërkohë që janë ftuar tenorë të huaj. "Eshtë i pari drejtori Ciko, i cili më nderoi, duke më ftuar për "Turandot". Shumë drejtues kanë shkuar dhe kanë ardhur, por askush nuk mori mundimin të më ftonte njëherë", thotë më trishtim Hushi. Tashmë ai ka një kontratë me Operan Shtetërore të Vienës dhe shpreson së afërsia me vendin e tij, do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunim, pasi kjo keqdashje "ndaj artistëve shqiptarë, që punojnë nëpër botë duhet të marrë fund".