Pesimist për Europën, por Pakti nuk preket

14/03/2005 Intervista / Një vit pas sulmeve, flet ish Kryeministri i Spanjës, Aznar
Një vit pas atentatit të Al Kaedas dhe humbjes elektorale, ish kryeministri spanjoll, reflekton mbi ekonominë, politikën, aleancat ndërkombëtare të Kontinentit të vjetër. Dhe tregon si ka ndryshuar Spanja. Por edhe jeta e tij
Nëse pastaj shoh atë që ka ndodhur në 12 muajt e fundit, me qeverinë socialiste, jam i shqetësuar sepse gjërat nuk shkojnë mirë. Në kohën time, ishim miq të Toni Blerit dhe Xhorxh Bushit. Sot qeveria preferon Fidel Kastron e Hugo Çavezin. Por ka edhe më: tani Spanja duhet të përballet me çështjen delikate të integritetit territorial
Mendoj se terroristët synuan të krijonin një gjendje emotive nga e cila përfitoi opozita socialiste për të akuzuar qeverinë time dhe për të sjellë ndryshim. Sugjerimi që u bëj miqve të mij, liderë politikë në vende të ndryshëm të botës, është që në prag zgjedhjesh, të jenë të kujdesshëm, sepse si pikë e parë e axhendës së terroristëve, është kushtëzimi i procesit elektoral
“Pas pushtetit, ka jetë”: Hoze Maria Aznar, 52 vjeç, ngre një shtëllungë tymi, që nga prapa purpos së gjatë dhe shumë të dashur kubane. Më pas, duke buzëqeshur, ngrihet nga kolltuku në zyrën e katit të shtatë të një pallati në zemër të Madridit, në qendrën e tij të studimeve Faes. Fiks një vit pas daljes nga jeta politike aktive, zbulohet një Aznar që përgënjeshtron maksimën e famshme të Xhulio Andreotit: “Më besoni”, thotë, “akti që jam jashtë politikës aktive, më bën më të qetë e të kënaqur nga ana personale”.
Toni Bler ka rrëfyer ditët e fundit se, kur qëndron gjatë në pushtet, bëhesh arrogant. A ju ka ndodhur edhe ju?
Po, në tetë vjet, por edhe në gjashtë muaj.
ǒgabime mendoni që keni bërë?
Sigurisht që kam bërë, por preferoj të shoh sukseset. E konsideroj pozitiv bilancin tim. Nëse pastaj shoh atë që ka ndodhur në 12 muajt e fundit, me qeverinë socialiste, jam i shqetësuar sepse gjërat nuk shkojnë mirë. Në kohën time, ishim miq të Toni Blerit dhe Xhorxh Bushit. Sot qeveria preferon Fidel Kastron e Hugo Çavezin. Por ka edhe më: tani Spanja duhet të përballet me çështjen delikate të integritetit territorial.
A ka rrezik të shpërbëhet?
Shpresoj që jo dhe do të bëj gjithë sa mundem që të mos ndodhë. Por separatistët po përpiqen.
Dhe Hoze Luis Zapaero nuk reagon?
Mendoj, se kreu i qeverisë duhet të flasë qartë dhe të thotë që, shpërbërja e shtetit nuk duhet të ndodhë për asnjë arsye në botë.
Nëse uniteti i vendit do të vihej në rrezik, dhe partia juaj do të ju kërkonte të rikandidonit si shpëtimtar i atdheut, ju do të ktheheshit?
Nuk aspiroj të bëhem shpëtimtar i atdheut edhe pse jam gjithnjë në dispozicion të vendit tim. Por, thënë kjo, nuk kam asnjë qëllim apo dëshirë të rikthehem në politikë.
Spanjollët preferuan socialistët në vend të popullorëve, për fajin tuaj apo për faj të Osama bin Ladenit?
Mendoj se terroristët synuan të krijonin një gjendje emotive, nga e cila përfitoi opozita socialiste për të akuzuar qeverinë time dhe për të sjellë ndryshim. Sugjerimi që u bëj miqve të mi, liderë politikë në vende të ndryshëm të botës, është që në prag zgjedhjesh, të jenë të kujdesshëm, sepse si pikë e parë e axhendës së terroristëve, është kushtëzimi i procesit elektoral.
Ju nuk mendoni se humbët besueshmëri kur ia vutë gishtin ETA-s?
Ishte ajo që më thoshin shërbimet sekrete të të gjithë botës.
Por SHBA ju lajmëruan thuajse menjëherë që autorët mund të ishin të lidhur me Al Kaedan.
Këtë e morëm vesh dy ditë më pas dhe e thamë.
Një vit pas asaj ngjarjeje tragjike, bota në tërësi është më mirë apo më keq sot?
Sigurisht, situata është më e mirë. Afganistani ka votuar dhe sot afganët janë më mirë se sa nën sundimin e talebanëve. Palestinezët kanë votuar, dhe në Lindjen e Mesme ekziston një situatë që për herë të parë, në 50 vjet, lë të shpresosh. Edhe Iraku ka shkuar në votime dhe askush nuk mund të thotë që ky vend ishte më mirë nën Sadamin. Libia ka hequr dorë nga armët e shkatërrimit në masë. E gjithë kjo, nuk do të thotë që s’ka probleme sigurie: mjaft të mendosh Iranin, Korenë e Veriut. Por të mos bësh asgjë, është më keq. Unë nuk preferoj mendimin e dobët, as nuk më pëlqen lidershipi i butë. Besoj, ashtu si Bushi, që duhen mbrojtur parimet, vlerat e botës perëndimore, sepse ato garantojnë stabilitet, paqe e prosperitet. Sa më shumë të mbrohen, aq më mirë është.
Eshtë e mundur të eksportohet demokracia, siç pretendon Bushi?
Ne europianët e dimë shumë mirë që është e mundur, dhe më habit fakti që, pikërisht, ne që kërkuam ndërhyrjen amerikane kundër nazifashizmit e komunizmit, sot e vëmë në diskutim këtë parim.
A do të arrijnë ndonjë herë Europa dhe SHBA të kapërcejnë ndarjet e shkaktuara mbi të gjitha nga lufta në Irak?
Më duket vetëvrasëse të vësh në dyshim marrëdhëniet transatlantike. Ne europianët nuk jemi në gjendje të mbajmë sigurinë tonë. Edhe në fushën ekonomike, me ambicien për të zëvendësuar SHBA, kemi dështuar. Kur Europa dhe SHBA bien dakord me njëra-tjetrën, bota shkon në drejtimin e duhur.
A shihni mundësinë që Zhak Shirak dhe Gerhard Shrëder të ndryshojnë kurs?
Natyrisht, disa sjellje të së kaluarës, nuk do të përsëriten më, ndoshta sepse Bush do të jetë edhe 4 vite në Shtëpinë e Bardhë e nuk ka asnjë arsye të ndryshojë politikën e tij. Por, do të mbeten dy vizione të ndryshëm për raportet transatlantike: njëra që i kundërvihet SHBA dhe një që kërkon raport të ngushtë. Unë jam gjithnjë i bindur për të dytën.
Ka edhe nga ata që duan të përforcojnë mbrojtjen europiane dhe nga ata që vënë bast për NATO-n. Ju çfarë preferoni?
Unë dua vetëm një siguri, jo dy. Siguria europiane nuk ekziston. Ajo e Aleancës Atlantike po nis të dobësohet. Ja përse dua një Europë Atlantike.
Përse nuk arrin të bëhet gjigand ekonomik kontinenti i vjetër?
Sepse kemi nevojë për më shumë fleksibilitet, më shumë hapje dhe më pak proteksionizëm.
A është pakti i Stabilitetit një pengesë për rritjen?
Më duket gabim i madh ta vëmë në diskutim.
Por Silvio Berluskoni, vetë Shrëder dhe Shirak duket se mendojnë ndryshe.
E di, por nuk do ti kapërcejnë vështirësitë ekonomike duke vënë në diskutim Paktin. Përkundrazi, do t’i përkeqësojnë.
Ju jeni optimist për të ardhmen e Bashkimit Europian?
Fatkeqësisht, nuk jam optimist: shoh BE të humbasë shumë shanse, si në fushën politike ashtu edhe atë ekonomike.
Ju i ulët dy herë taksat gjatë dy mandateve. Mendoni se Berluskoni është i vonuar apo kushtet ekonomike nuk e lejonin?
Berluskoni e di shumë mirë çfarë duhet të bëjë dhe, po e bën punën e tij në mënyrë shumë pozitive. Çdo vend ka veçantitë e tij. Italia, më e pasur dhe e fuqishme se Spanja, ka problemet e saj ristrukturore për të zgjidhur.
Në librin tuaj, “Ocho anos” ju nuk e keni përmendur asnjëherë kryeministrin italian, të cilin e konsideroni mik dhe aleat. Si shpjegohet?
Eshtë e vërtetë, por do ta “laj” shpejt: në librin tim të ardhshëm, dedikuar udhëheqësve politikë që kam njohur nga afër, kam shkruar një kapitull të tërë për Berluskonin.