Hartohen listat për shpërnguljet e Godoleshit
09/03/2005 Fillon nga detyra kryepleqësia e re
ELBASAN - Janë hartuar më në fund listat e banorëve që do të shpërngulen nga fshati Godolesh i rrethit të Elbasanit. Pas largimit të kryeplakut të fshatit dhe pleqësisë është zgjedhur një kryesi tjetër, e cila ka filluar nga puna për të renditur emrat e kryefamiljarëve të dëmtuar nga rrëshqitja, duke nisur nga më të prekurit nga ky fenomen, që ka dëmtuar gjithsej 100 shtëpi në rrethin e Elbasanit.
Sipas kryetarit të komunës, Sali Cani, listat do t’i shkojnë komisionit të emergjencave në bashkëpunim me atë të qarkut, të cilët duhet të përballen edhe me përcaktimin e emrave që do të përfitojnë nga strehimi i përkohshëm në repartin ushtarak në fshatin Mengël, të rrethit të Elbasanit.
Pritet që në dy ditët në vazhdim të përcaktohen 30 familjet, duke zbardhur kështu nëse realisht është abuzuar apo jo me shpërnguljen e familjeve të para nga ky fshat, i cili rrezikon të zhduket.