E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familjarët e policëve të vrarë ankohen te "Dobjani"

20/05/2005  Protestë tek Avokati i Popullit e familjarëve të policëve të vrarë para vitit 1999. Familjarët e të rënëve në krye të detyrës para vitit 1999, kanë protestuar pranë këtij institucioni, për harresën që u ka bërë shteti dhe mungesën e një pensioni. Burime pranë Avokatit të Popullit, janë shprehur se me një vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë pension familjarët e punonjësve të rendit, të vrarë në krye të detyrës pas 1 janarit të vitit 1999. Ky fakt ka irrituar familjarët e 10 policëve të vrarë, të cilët kanë kërkuar trajtim të barabartë. Me shqetësimin e familjarëve është bashkuar edhe Avokati i Popullit, i cili i ka dërguar disa rekomandime ekzekutivit shqiptar, që të përfshijë në skemën e përkrahjes edhe familjet e policëve të vrarë para kësaj periudhe, pasi edhe ata kanë rënë në krye të detyrës dhe nuk kanë asnjë dallim me kolegët e tyre që janë vrarë pas këtyre viteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›