"Medalje e Mirënjohjes" për 9 amerikanët e aksidentuar në Gramsh
20/05/2005 Presidenti Moisiu i dekoroi pas propozimit të Ministrisë së Mbrojtjes
Ushtarakët amerikanë që u aksidentuan më 1 prill 2005 pas përplasjes së avionit në Gramsh, janë dekoruar dje nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Kreu i shtetit vendosi të dekorojë dje, nëntë shtetasit amerikanë, ushtarakë, të cilët gjetën vdekjen muajin e kaluar në afërsi të Gramshit, në incidentin ajror. Të dekoruarit me “Medaljen e Mirënjohjes”, janë Kryekapter Laurence B.Gray, Kapiten Todd R.Bacy, Kapiten James S.Cronin, Kapiten Surender C.Kothakota, Kapiten Gil C.Ëilliamson, Kapter Glenn P.Lastes, Kapter James R.Henry, Kapter Patrick R.Pentico dhe Toger Ray C.Oëens. Dekorimi i nëntë ushtarakëve të lartë amerikanë nga kabineti presidencial, erdhi me propozim të Ministrisë të Mbrojtjes, rreth 40 ditë pas aksidentit të rëndë ajror, ku nuk pati asnjë të mbijetuar. Motivacioni i medaljeve të dhëna për nëntë amerikanët është i njëjtë: “Në shenjë vlerësimi të lartë, për aktin sublim të dhënies së jetës në krye të detyrës, në shërbim të bashkëpunimit ushtarak midis Shqipërisë dhe SHBA-së”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 prill të këtij viti pranë malit Rovje të rrethit të Gramshit. Avioni luftarak C-130 po kryente një mision në afërsi të fshatrave të komunës Kukër në Gramsh, kur humbi kontrollin dhe u rrëzua pranë një qendre të banuar. Të nëntë shtetasit amerikanë, ushtarakë, gjetën vdekjen dhe trupat e tyre u gjetën një ditë më vonë për t’u transportuar në familjet e tyre në SHBA. Autoritetet amerikane nuk kanë deklaruar deri tani një version zyrtar të rrëzimit të avionit të tyre ushtarak.