Vetëvrasjet, hetimet bllokohen për mungesë provash
20/05/2005 Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar faktin se hetimet e nisura për vetëvrasjet e minorenëve dhe të rinjve gjatë katër muajve të parë të këtij viti, janë bllokuar për mungesë provash dhe bashkëpunimi. Burime nga akuza janë shprehur se asnjë prej familjarëve apo të afërmve të personave të vetëvrarë, nuk ka denjuar të bashkëpunojë me organin e akuzës për të zbardhur shkaqet e këtij fenomeni të frikshmëm që mori përmasa tragjike.
Gjithashtu, edhe dyshimet e hedhura mbi disa fletushka, që u bënin thirrje fëmijëve të shkollave që të vetëvriteshin, nuk janë vërtetuar, pasi të paktën deri tani organi i akuzës nuk ka arritur të sigurojë asnjë prej atyre fletushkave, pasi personat që deklaruan se i kishin lexuar i kishin grisur më pas.
Në këto kushte, burimet pranë organit qendror të akuzës, nuk kanë ngurruar të deklarojnë se në parandalimin e këtij fenomeni, ndoshta duhet të ndërhyrjnë dhe të bashkëpunojnë edhe institucione të tjera, siç ishte ngritja e një grupi pune ndërinstitucional me pjesëmarrjen e shtatë ministrive për të zbuluar shkaqet sociale, ekonomike, psikike dhe për të hartuar masat për parandalimin e fenomenit të vetëvrasjeve.