Kapen 39 klandestinë shqiptarë në Maqedoni
20/05/2005 Riatdhesohen pas pak orësh. Ishin nisur për në Greqi dhe Itali
Rikthehet trafiku klandestin, por këtë herë në rrugë tokësore. Dje në orët e para të mëngjesit, policia kufitare e Maqedonisë arrestoi tridhjetë e nëntë qytetarë shqiptarë, kryesisht nga viset veriore dhe verilindore të vendit, të cilët kishin si adresë të fundit të udhëtimit të tyre klandestin, Italinë dhe Greqnë.
Arrestimi
Klandestinët kanë mundur të kalojnë traun e doganës dhe janë sistemuar nëpër makinat që prisnin t’i dërgonin në bazën e nisjes drejt Italisë dhe Greqisë. Burime nga policia e Dibrës, pohojnë se 39 udhëtarët e paligjshëm u bllokuan, pasi kishin kaluar traun shqiptar të doganës dhe kishin hyrë me automjete në brendësi të territorit maqedonas. Shtetasit shqiptarë, të cilët u vunë në pranga me qëllim riatdhesimin, u gjetën pak kilometra larg kufijve ndarës mes dy vendeve.
Dëshmitë
Të sapokapurit janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë pohuar se donin që të largoheshin në drejtim të vendeve fqinjë. Ata kanë pohuar se kishin patur si qëllim të vetëm të iknin në mënyrë klandestine në Greqi dhe, një pjesë e mirë e tyre donin të vazhdonin udhëtimin drejt Italisë nga një port helen, ku gjithçka ishte bërë gati. Asnjë nga të riatdhesuarit, pas verifikimeve të bëra nuk ka rezultuar të këte probleme me drejtësinë. Ky kalim i paligjshëm kufiri ka qenë ndoshta precedenti i parë i tyre që është regjistruar në polici.
Rikthimi
Pas mbylljes së rrugës detare të trafikut të klandestinëve, duket se trafikantët e qenies njerëzore kanë gjetur shtigje të reja. Sipas burimeve nga policia muajt e fundit, ka një lulëzim të vazhdueshëm të trafikut të qenieve njerëzore në kufijtë sllavë të Malit të Zi dhe Maqedonisë. Gjithnjë sipas të njëjtave burime, këto dy shtete përdoren për të ikur në mënyrë klandestine që të ikin më pas në Greqi dhe Itali, nga shtetas shqiptarë që nuk kanë mundësi të pajisen me viza të rregullta. Ata paguajnë shuma deri në tre mijë euro te sekserët, për të mbërritur në vendin e kërkuar.