E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjarët e viktimave në Gërdec marrin dosjen

Prokuroria e Përgjithshme u ka dorëzuar dje familjarëve të viktimave të Gërdecit aktet hetimore të dosjes. Dy avokatët e familjarëve janë pritur nga hetuesit e çështjes dhe kanë marrë prej andej dokumentet që u hapin rrugën trashëgimtarëve të viktimave të shpërthimit të fuqishëm në datën 15 mars 2008 të përpilojnë kërkesën për dëmshpërblim. Mësohet se kërkesa do të depozitohet ditët e ardhshme në Gjykatën Civile të Tiranës, ku familjarët kërkojnë të drejtën legjitime që të dëmshpërblehen. Dje, prokuroria ka ndërmarrë aktin civil që t‘u japë dokumentet familjarëve. Megjithatë, dokumentet nuk kanë qenë të plota, pasi çështja është në përfundim e sipër dhe pritet që dosja "Gërdeci" të dorëzohet në Gjykatën e Lartë këto ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›