Rrahin policin rrugor, pranga kushërinjve
Mbetet i plagosur një punonjës i policisë rrugore, i cili ka rënë pre e dhunës së dy kushërinjve. Por, policia i ka ardhur në ndihmë kolegut, duke arrestuar agresorët. Policia e Tiranës bëri të ditur se janë arrestuar në kushtet e flagrancës Armand Allgjata, 22 vjeç dhe Bashkim Allgjata, 35 vjeç, kushërinj mes tyre, që të dy lindur dhe banues në Domje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë treguan se arrestimi i të dyve u krye sepse dje në rrugën "Mine Peza" kanë kundërshtuar me dhunë, gjatë ushtrimit të detyrës, një punonjës të policisë rrugore, duke i shkaktuar këtij të fundit disa dëmtime trupore. Pas arrestimit, dy kushërinjtë përballen me akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë, kryer në bashkëpunim.