Gjoba, nga 50000 deri në 100000 lekë
Masa të rënda ndëshkimi janë vendosur në ligjin e ri "Për prokurimin publik". Neni 72, "Kundërvajtjet administrative", sanksionon me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë ato institucione shtetërore që nuk bëjnë raportimin e duhur, shkëmbimin e informacionit apo ruajtjen e saj. E njëjta masë gjobë do të vendoset për ato raste kur konstatohet ndërhyrje në vendimmarrjen e Komisionit në Agjencinë e Prokurimit. Masë ndëshkimi do të ketë edhe ndaj subjekteve private. Këta të fundit për t‘u ankuar duhet t‘i drejtohen komisionit. Nëse humbasin në komision, i drejtohen gjykatës.