Në treg, "Outlook SMS" dhe "Eagle Eye"
Shërbimi më i fundit i "Eagle Mobile", Outlook SMS, që mundësohet për herë të parë në Shqipëri, sjell tashmë mjaft lehtësira për të gjithë ata që kërkojnë më të mirën. Bizneset dhe institucionet publike që përdorin gjerësisht kompjuterët, adresat elektronike dhe internetin, tashmë do të kenë mundësi që të dërgojnë SMS nga adresat e tyre personale të Outlook-ut, të njoftohen për mail-et e tyre me SMS, si edhe të krijojnë njoftimet e tyre në kompjuterin personal dhe ta kenë atë në celular kudo dhe kurdo. Një tjetër risi e "Eagle Mobile" në tregun shqiptar është shërbimi "Eagle Eye", i cili ofrohet me çmim të përballueshëm. Ky sistem i shpejtë dhe i fuqishëm mundëson lokalizimin e automjeteve në kohë reale, nga kompjuteri i punës apo shtëpisë, ose ai portabël. Të gjitha makinat shfaqen në hartën dixhitale të Shqipërisë të pasuruar me pika të shumta interesi. "Eagle Eye" mund të përdoret në të gjithë territorin e Shqipërisë falë teknologjisë më të fundit EDGE. Të gjithë abonentët mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve, duke dërguar një SMS drejt numrit të vendosur në dispozicion të këtij shërbimi.