"My View", emocione në celularin tënd
AMC, kompania e parë dhe më e madhja e telekomunikimit të lëvizshëm në Shqipëri, u ofron të gjithë abonentëve të saj një meny të re shërbimesh. Shërbimi më i ri i prezantuar nga AMC quhet "My View", e cila ofron argëtim, informacion dhe komunikim. Shërbimi më i ri është i thjeshtë dhe mund të përdoret nga të gjithë. Për aktivizimin e "AMC My View" mund të dërgohet një sms falas tek numri 1510 me tekst WAP ose nëpërmjet AMC Easy #100#, duke shtypur Aktivizo dhe më pas "My View". "AMC My View" funksionon në të gjitha modelet e celularëve që pranojnë teknologjinë WAP. Nëpërmjet "My View" mund të hysh në internet, mund të shkarkosh muzikë, lojëra, fotografi, si edhe të vizitosh faqet më të njohura të internetit (p.sh. Google, Facebook, YouTube etj.). Aktivizimi dhe lundrimi në menynë e "AMC My View" është falas, kurse pa të tarifohet me 0.146 lekë/kb. Shërbimi i ri u ofron abonentëve një mundësi për të lexuar lajmet e fundit. Shërbimet që "AMC My View" u ofron përdoruesve ndahen në 5 kategori ringtone (zile për celularët), lojëra, wallpapers (fotografi), horoskopi dhe lajmet më të reja.