Një natë në "Vampirin e Istras", për 10 mijë euro
"Adriatik Kempinski", kompleksi hotelier më i shtrenjtë dhe më luksoz në Kroaci dhe ndoshta edhe në Ballkan, është një parajsë e vërtetë pushimi në Savudria të Istras së Kroacisë. Nga tarraca kryesore e tij "shpërthen" një pamje madhështore që, në kushtet e një kohe të kthjellët, arrin deri në Itali dhe Alpet austriake. Në një sipërfaqe prej afro 3 000 metrash katrorë që zë ky kompleks hotelier, në dispozicion të miqve janë disa pishina, sauna e banja moderne speciale, 16 sallone bukurie, etj., shkruante ditët e fundit gazeta e përditshme kroate "24 sata" që gjithashtu theksonte se, "vetëkuptohet, se hoteli madhështor ka edhe çmime ‘madhështore‘". Kështu një natë në apartamentin mbretëror ose presidencial, ku dominon ngjyra e zezë, të quajtur "Vampiri i Istras" sipas vampirit të pretenduar lokal, Jura Grande, kushton 73 500 kuna ose 10 000 euro marramendëse!
Luksi i apartamentit në fjalë, me një sipërfaqe prej 263 metrash katrorë dhe me një tarracë me pamje nga deti me sipërfaqe prej 568 metrash katrorë, kënaq apetitet edhe të elitës më shijehollë, shkruan gazeta e lartpërmendur kroate, sipas së cilës apartamenti ka një dhomë të madhe ndenje, kabinet pune, mjedis çlodhës, kuzhinë, disa banja me xhakuza, etj. Apartamenti ka televizorin me spektakolar që ka kushtuar 120 000 euro dhe peshon 500 kg! Diagonalja e kësaj plazme gjigante është tre metra dhe kur nuk është në punë, zbritet në dysheme. Kur ndizet, televizori gjigant ngrihet në ajër dhe pozicionohet sipas dëshirës të atij që e sheh. I vetmi që ka fjetur në apartamentin mbretëror ose presidencial të kompleksit hotelier luksoz "Kempinski" të Istras, deri tani, ka qenë presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç. Pronari i këtij hoteli e "gostiti", në gusht të këtij viti, presidentin kroat me një natë falas në apartamentin luksoz "Vampiri i Istras", mbasi ai (Mesiçi), plot entuziazëm, preu shiritin e inaugurimit të këtij kompleksi hotelier dhe goditi i pari topin në terrenin profesional të parë të golfit në Kroaci, që i përket këtij hoteli.
Sa për krahasim, një natë në një nga apartamentet të hotelit më luksoz në Dubai kushton 23 000 euro.
M.S.